By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski në takim me shefat e diplomacive të vendeve anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE në Varshavë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski në takim me shefat e diplomacive të vendeve anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE në Varshavë
Maqedoni

Mucunski në takim me shefat e diplomacive të vendeve anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE në Varshavë

admin
Last updated: 08/05/2025 09:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 8 maj – Në Varshavë sot do të mbahet takim jofromal i shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së dhe të shteteve kandidate dhe kandidateve potenciale për anëtarësim në Union, ku do të marrë pjesë edhe minsitri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të vendit tonë, Timço Mucunski.

Në takim, që do të mbahet në formë të drekës së punës në kuadër të mbledhjes joformale të Këshillit për punë të jashtme të BE-së (FAC), ministrat do të bisedojnë për sfidat e politkës evropiane të jashtme dhe të sigurisë, me theks të veçantë në ndërtimin e rezistencës ndaj kërcënimeve hibride.

Krahas Mucunskit dhe shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së, në takim pritet të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mali i Zi.

Në kuadër të qëndrimit në Poloni, Mucunski do ta vizitojë edhe ekspozitën përkujtimore në kampin e dikurshëm nazist Treblinka dhe do të vendosë lule në memoralin e hebrenje të deportuar maqedonas.

Përndryshe, para takimit me kolegët nga vendet kandidate për anëtarësim, ministrat evropianë të punëve të jashtme në pjesën e punës të mbledhjes joformale të FAC do të diskutojnë për agresionin rus ndaj Ukrainës, marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në dhe për zhvillimin më të ri të ngjarjeve në konfliktin indiano-pakistanez.

Dje në ditën e parë të takimit të FAC, shefat evropianë të diplomacive patën diskutim për çështjet kyçe në raportet e BE-së me Britaninë e Madhe, ku mori pjesë edhe sekretari shtetëror britanik i punëve të jashtme, Dejvid Lami.

Nikoqirë të tubimit në Varshavë janë shefat e diplomacisë polake, Radosllav Sikorski dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.

Takimet joformale të Këshillit për punë të jashtme, i njohur si formati “Gimnih”, janë tubime në të cilat ministrat nuk sjellin kurfarë vendime formale, por vetëm diskutojnë dhe këmbejnë mendime për nismat dhe temat e caktuara të kompetencave të tyre. Takime të këtij formati mbahen rregullisht prej vitit 1974 me qëllim që të mundësohet diskutim joformal dhe i hapur mes ministrave për çështje strategjike.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasada gjermane dhe Zyra e BE-së shënojnë çlirimin e Gjermanisë në Prishtinë
Next Article Nën sloganin “Ushqim për shpirtin” fillon Panairi i librit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?