By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nën sloganin “Ushqim për shpirtin” fillon Panairi i librit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Nën sloganin “Ushqim për shpirtin” fillon Panairi i librit
KulturëMaqedoni

Nën sloganin “Ushqim për shpirtin” fillon Panairi i librit

admin
Last updated: 08/05/2025 09:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Nën sloganin “Ushqim për shpirtin”, prej sot deri më 14 maj në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 37-të i Panairit të librit. Janë paralajmëruar mbi 65 shtëpi botuese dhe më shumë se 110 promovime dhe takime me autorë.

Panairi do të hapë dyert për vizitorët sot në orën 10, ndërsa hapja zyrtare do të mbahet në orën 12 me fjalim nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.

Gjatë shtatë ditëve të panairit, ku do të ketë edhe prezantim nga Republika e Serbisë, vizitorët do të kenë mundësinë të zgjedhin libra nga oferta e pasur e autorëve vendas dhe të huaj, të marrin pjesë në promovime të veprave të reja dhe të takohen me botues.

Dashamirësit e letërsisë moderne, sivjet do të takohen edhe me shkrimtarin e njohur gjerman Sebastian Ficek, ndërsa për më të rinjtë do të organizohen punëtori edukative dhe krijuese, maskota dhe argëtim më 10 dhe 11 maj.

Panairi do të ofrojë më shumë se 110 promovime dhe takime me autorë, ndërsa pritet që numri i vizitorëve të kalojë 30.000, nga të cilët rreth 12.000 janë studentë.

Dyert e Panairit do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 10 deri në orën 20, ndërsa ditën e fundit deri në orën 18. Çmimet e biletave janë 100 denarë për biletë të rregullt, 50 denarë për nxënësit dhe 250 denarë për tre vizita. Hyrja është falas për fëmijët deri 12 vjeç në prani të prindërve. Me çdo biletë të blerë, 15 denarë do të dhurohen për Fshatin e fëmijëve SOS.

Disa shtëpi botuese në vend kanë shpallur tashmë programin dhe ofertat e tyre për Panairin e librit të këtij viti.

Siç është paralajmëruar, për qasje më të lehtë për vizitorët në Panairin e 37-të ndërkombëtar të librit, nga sot deri më 14 maj në linjën e rregullt të transportit do të përfshihen dy linja të autobusëve “100” dhe “200”. I pari do të niset nga Lisiçe e Re, ndërsa tjetra nga Deksion.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski në takim me shefat e diplomacive të vendeve anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE në Varshavë
Next Article Pa rrymë disa nga shfrytëzuesit në fshatin Batincë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?