By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krimet zgjedhore, SPAK: 123 materiale të administruara, 35 kanë kaluar për hetim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Krimet zgjedhore, SPAK: 123 materiale të administruara, 35 kanë kaluar për hetim
Shqipëri

Krimet zgjedhore, SPAK: 123 materiale të administruara, 35 kanë kaluar për hetim

admin
Last updated: 08/05/2025 10:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri publike sot të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore. Me anë të një njoftimi Prokuroria e Posaçme thotë se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit, pra janë regjistruar si procedime penale.

Sipas SPAK “22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore”.

SPAK njofton se “10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para) dhe 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese, ndërsa pjesa e mbetur është në proces verifikimi”.

Në lidhje me 35 procedimet penale të regjistruara, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. Vetëm 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. Dy të tjera kanë nisur nga kallëzimet e subjekteve politike dhe dy të fundit janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Sa i takon veprave penale për 35 procedimet, sipas SPAK “29 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje). 4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje). 1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike). 1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës)”.

You Might Also Like

“Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike

Humb jetën në det një 50-vjeçar në plazhin e Durrësit

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Kapet në Dubai Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa ose “Kazanova”, pritet ekstradimi në Shqipëri

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Greqi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Poloninë
Next Article Rama: Hapëm edhe një grupkapitull tjetër të negociatave, kemi vendosur rekord evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?