By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
Maqedoni

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

admin
Last updated: 08/05/2025 11:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Sot, në ambientet e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja për ndërtimin e pjesës së interkonektorit të gazsjellësit Maqedoni e Veriut-Greqi, një projekt me rëndësi strategjike për të ardhmen energjetike të vendit dhe rajonit.

Siç njoftojnë nga ministria, në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit morën pjesë përfaqësues të partnerit strategjik nga pala greke – DESFA, si dhe përfaqësues të financuesve kryesorë ndërkombëtarë të projektit – Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) dhe Banka evropiane e investimeve (BEI).

“Interkonektori, 68 kilometra i gjatë në territorin e Maqedonisë së Veriut, do të mundësojë transportin e gazit natyror dhe hidrogjenit, duke kontribuar në sigurinë energjetike, reduktimin e ndotjes dhe përshpejtimin e tranzicionit në burimet e gjelbra të energjisë. Ministrja e energjetikës, minierave dhe burimeve inerale, Sanja Bozhinovska, në fjalimin e saj, theksoi: Me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e pjesës maqedonase të interkonektorit të gazit me Greqinë, ne shënojmë fillimin e investimit më të madh energjetik në Maqedoninë e Veriut në dhjetë vitet e fundit. Ky interkonektor është dëshmi se kur ka vullnet politik, besim rajonal dhe angazhim profesional – rezultatet janë reale dhe të prekshme”.

Projekti, i vlerësuar në mbi 5.1 miliardë denarë, do të zbatohet me mbështetjen e Bashkimit evropian, Bankës evropiane të investimeve (BEI) dhe Bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), përmes granteve, asistencës teknike dhe kredive të favorshme.

Gazsjellësi do të ketë kapacitet fillestar prej 1.5 miliardë metra kub gaz në vit, me mundësi zgjerimi në 3 miliardë. Kohëzgjatja e ndërtimit është 22 muaj dhe interkonektori parashikohet të jetë funksional në vitin 2027. Puna do të kryhet nga kompania vendase, Rapid Build LLC, dhe rruga e ndërtimit do të dorëzohet menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

“Projekti përfaqëson një hap konkret përpara drejt përmbushjes së standardeve të BE-së për efikasitetin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Interkonektori gjithashtu do të kontribuojë në një reduktim të ndjeshëm të ndotjes, veçanërisht në komunat ku druri dhe nafta përdoren ende për ngrohje, gjë që do të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe do të zvogëlojë emetimet e CO₂”, thonë nga ministria.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti bën homazhe te varri i Komandant Drinit në Prizren
Next Article Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për mashtrimin e të moshuarve në Kroaci, dyshohet se ka përfituar 278,850 €

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?