By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për mashtrimin e të moshuarve në Kroaci, dyshohet se ka përfituar 278,850 €
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për mashtrimin e të moshuarve në Kroaci, dyshohet se ka përfituar 278,850 €
KronikaMaqedoni

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për mashtrimin e të moshuarve në Kroaci, dyshohet se ka përfituar 278,850 €

admin
Last updated: 08/05/2025 11:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Një shtetas i Maqedonisë së Veriut (26) dyshohet për tetë mashtrime në Kroaci, përcjell TV21. Policia e Zagrebit tha se shtetasi i Maqedonisë e ka kryer mashtrimin bashkë me një burrë dhe një grua deri tani të paidentifikuar. Dyshohet se nga data 9 deri më 30 prill të këtij viti, të moshuarve nga Zagrebi, Gorica e Madhe dhe Spliti, u janë kërkuar që të dorëzojnë para dhe bizhuteri.

Sipas autoriteteve, dyshohet se personave të mashtruar fillimisht u telefononte një burrë apo grua e panjohur nga ndonjë lokacion në Rumani. Ata rrejshëm paraqiteshin si mjekë nga një spital në Zagreb. Madje në një rast, sipas autoriteteve, ata deklaruan se ishin mjekë nga një spital amerikan.

“Mirëdita. Një anëtar i familjes suaj ka pësuar aksident dhe është lënduar rëndë. Ai ka nevojë për një operacion urgjent për të mbijetuar. Ndoshta do të ketë nevojë për amputim. Dhe prandaj duhet urgjentisht të na jepni para ose bizhuteri për të mbuluar shpenzimet”, thuhej në deklaratat e mashtruesve.

Duke besuar se ishte një histori e vërtetë, të moshuarit do të pajtoheshin me telefonuesin se ku t’i dorëzonin paratë ose bizhuteritë.

Vendi ku janë dorëzuar paratë ka qenë gjithmonë afër shtëpisë së të dëmtuarve, ku ata ia dorëzonin paratë dhe bizhuteritë 26-vjeçarit.

Sipas autoriteteve kroate, mashtruesit kanë përfituar 278, 850 euro.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
Next Article Shkupjani dënohet me një vit burg me kusht pasi ka sharë dhe ka nxitur urrejtje ndaj komunitetit LGBTI në facebook

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?