By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Dështoi plani i BDI-së për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Dështoi plani i BDI-së për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare!
Maqedoni

VLEN: Dështoi plani i BDI-së për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare!

admin
Last updated: 08/05/2025 11:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj  – Pazari që BDI-ja e bëri personalisht me Arben Taravarin për destabilizimin e qeverisë dhe shkaktimin e zgjedhjeve të parakohshme, ka dështuar.

Shpresa dhe gënjeshtra e fundit që BDI u servonte anëtarëve të saj, se do të kthehej shpejt në pushtet, tashmë është e kaluar.

Nuk ndihmoi as Oligarkia, as Soravia, as Llotaria. Këto janë fytyra e vërtetë e turpit të BDI-së dhe sinonimi i keqpërdorimit të pushtetit për pasurimin e familjes.

Ideja për pluralizëm, demokraci dhe luftë kundër korrupsionit triumfoi në zgjedhje – dhe po triumfon edhe ndaj këtyre lojërave të errëta dhe përpjekjeve të përsëritura për të përçarë trupin politik shqiptar. Ali Ahmeti nuk ka më fuqi, përmes ndarjes së shqiptarëve, të mbajë pushtetin, të vendosë i vetëm, të pasurohet familja e tij dhe të detyrohen fëmijët tanë të largohen nga vendi.

VLEN është krenar për demokracinë dhe pluralizmin që solli, ndërsa BDI dëshiron që një parti e vetme të sundojë.

VLEN është krenar që i bashkon shqiptarët, ndërsa BDI i përçan.

VLEN është krenar që solli përgjegjësi për politikanët e korruptuar, ndërsa BDI kërkon të mbrojë kriminelët nga radhët e familjeve të tyre.

VLEN është krenar që është një forcë demokratike, ndërsa BDI është parti e një familje.

BDI duhet të pajtohet me faktin se do të mbetet në opozitë për shumë vite. Populli është kundër BDI-së. Bashkësia ndërkombëtare është kundër BDI-së. Partnerët strategjikë janë kundër BDI-së.

BDI është e vetmuar, e izoluar dhe e padëshiruar nga partnerët seriozë. BDI ka mbetur e vetmuar në anijen që po fundoset, së bashku me politikanët e korruptuar që ende i kontrollon.

VLEN është me popullin, me partnerët dhe me fitoren.

Koalicioni VLEN

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkupjani dënohet me një vit burg me kusht pasi ka sharë dhe ka nxitur urrejtje ndaj komunitetit LGBTI në facebook
Next Article Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?