By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkupjani dënohet me një vit burg me kusht pasi ka sharë dhe ka nxitur urrejtje ndaj komunitetit LGBTI në facebook
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Shkupjani dënohet me një vit burg me kusht pasi ka sharë dhe ka nxitur urrejtje ndaj komunitetit LGBTI në facebook
Kronika

Shkupjani dënohet me një vit burg me kusht pasi ka sharë dhe ka nxitur urrejtje ndaj komunitetit LGBTI në facebook

admin
Last updated: 08/05/2025 11:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Duke vepruar mbi propozimin akuzues të parashtruar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, Gjykata Themelore Penale Shkup solli aktgjykim me të cilin dënoi një person për vepër penale – Përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik nga neni 394-g paragrafi 1 i Kodit Penal.

Aktgjykimi është shqiptuar në një seancë të vetme mbi bazën e pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit, i cili pranoi se vepra për të cilën akuzohej është kryer në kohën, vendin dhe mënyrën e përshkruar në aktakuzën e parashtruar.

Në bazë të kësaj, Gjykata e konstatoi si të pakontestueshme gjendjen faktike se i dënuari më 26.02.2022, përmes sistemit kompjuterik kishte përhapur publikisht përfaqësime të ideve që nxisin urrejtje kundër një grupi të margjinalizuar.

Nga profili i tij në rrjetin social, shkupjani 30-vjeçar kishte komentuar në postime të një portali informativ që kishin të bënin me organizimin e të ashtuquajturës Paradë e Krenarisë në Shkup. Në komentet e tij kishte bërë thirrje për dhunë dhe kishte nxitur urrejtje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI si anëtarë të një grupi të margjinalizuar mbi baza të orientimit seksual.

Për veprën e kryer, Gjykata e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burg prej 1 viti, i cili nuk do të ekzekutohet nëse brenda një viti nga hyrja në fuqi e aktgjykimit i dënuari nuk kryen vepër të re penale. Aktgjykimi XVII K-913/24 i Gjykatës Themelore Penale Shkup është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke pasur parasysh standardet evropiane për mbrojtje nga urrejtja dhe diskriminimi, ndjek në mënyrë aktive procedimin e këtyre lëndëve, për çka është caktuar një prokuror publik i veçantë.

You Might Also Like

Prokuroria: Për të zbuluar nëse dy vdekjet në Gjorçe Petrov kanë lidhje, fillimisht duhet të identifikohet autori

25-vjeçarja denoncon se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë nga një 20-vjeçar në Reçicë të Vogël

60-vjeçarit i zhduken 139.474 denarë nga llogaria bankare, dyshohet për transaksione të paautorizuara në internet

Tetovë: Nëna denoncon zhdukjen e vajzës së saj 14-vjeçare, policia po ndërmerr masa për gjetjen e saj

Raportohet për një vr’asje në Gjorgje Petrov të Shkupit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për mashtrimin e të moshuarve në Kroaci, dyshohet se ka përfituar 278,850 €
Next Article VLEN: Dështoi plani i BDI-së për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?