By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përshpejtimi i rritjes ekonomike, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale në fokus të Samitit “Maqedonia2025” që fillon të martën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Përshpejtimi i rritjes ekonomike, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale në fokus të Samitit “Maqedonia2025” që fillon të martën
EkonomiMaqedoni

Përshpejtimi i rritjes ekonomike, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale në fokus të Samitit “Maqedonia2025” që fillon të martën

admin
Last updated: 08/05/2025 13:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Përshpejtimi i rritjes ekonomike, politika digjitale dhe inovacione për ekonomi të përgatitur për të ardhmen, harmonizim të potencialit ekonomik të vendit me investime të mençura, zbatim të inteligjencës artificiale, kthim të investimeve dhe roli i diasporës në rritjen nacionale, do të jenë në fokus të Samitit të ardhshëm “Maqedonia 2025”, që do të fillojë të martën.

Ekspertë ekonomik, drejtorë të think-tankeve, kryeministra të tanishëm dhe të mëparshëm dhe ministra nga vendi dhe nga jashtë, si dhe ekspertë nga komuniteti shkencor nga disa shtete, do të flasin në panel diskutimet e Samitit, në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 550 mysafirë, u cek në brifingun e sotëm. Pjesën zyrtare të samitit të martën do ta hapin Viktor Mizo, kryesues i Bordit të drejtorëve të Maqedonisë 2025 dhe Nikica Mojsovska Bllazheski, drejtoreshë ekzekutive e Maqedonisë 2025.

“Jashtë politikës: Vizioni ekonomik dhe udhëtimi prej lideri i kryeministrit Hristian Mickoski” është titulluar paneli i parë në të cilin do të flasë kryeministri i vendit.

Ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Nik Gilauri është paralajmëruar se do të flasë në panel diskutimin “Kthesë ekonomike përmes reformave të dhimbshme”, moderator i të cilit do të jetë Majk Zafirovski, përderisa ish-ministri i Financave i Polonisë, Tadeush Koshçinski do të flasë në temën “Rrugë të ndryshme, një destinacion: Strategji për rritje ekonomike”. Në këtë panel është paralajmëruar edhe ish-ambasadori amerikan në vend, Filip Riker.

Në temën “Tregtia, talenti dhe e ardhmja e partneriteteve ekonomike globale” do të flasë ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në vend, Abdulla Ali Atik Obeid Al Subusi.

Ministri i vendit i Transformimit digjital, Stefan Andonovski është paralajmëruar në panelin “Politika digjitale dhe inovacione për ekonomi të përgatitur për të ardhmen”, ku do të flasë edhe Matias Daub, themelues i “Sosietek”.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe në tema për decentralizimin e fuqisë – e ardhmja e parave, mediumet dhe liria digjitale, më pas për ridefinim të strategjive për investime të drejtpërdrejta të huaja – harmonizim i potencialit ekonomik të vendit me investime të mençura, do të diskutohet edhe për arsimin e së ardhmes – formimi i liderëve, mendimtarëve dhe inovatorëve.

Një pjesë e samitit do t’i kushtohet edhe inteligjencës artificiale përmes panel-diskutimeve: “Inteligjenca artificiale, qëndruehsmëria dhe rriga jokonvencionale: Bisedë inspiruese me Dao Xhensen”, “Revolucioni i inteligjencës artificiale: Si teknologjia i riformëson industritë tradicionale”, “Epoka e re: Si inteligjenca artificiale e ridefinon botën tonë”.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pritet të ketë fjalim në mbyllje të Samitit Maqedonia 2025.

Në kuadër të Samitit do të ndahen çmime për ekselencë akademike Fondacionit Atanas Bliznakof.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LDK-ja dorëzoi kallëzim penal në Prokurori ndaj Kurtit dhe ministrave që u bënë deputetë
Next Article Burri i vrarë në Arizona ‘kthehet’ me ndihmën e inteligjencës artificiale, i drejtohet vrasësit në seancën gjyqësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?