By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i Stoilkoviqit me drejtorin e UNDP-së Armen Grigorian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i Stoilkoviqit me drejtorin e UNDP-së Armen Grigorian
Maqedoni

Takim i Stoilkoviqit me drejtorin e UNDP-së Armen Grigorian

admin
Last updated: 08/05/2025 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Ivan Stoilkoviq, zhvilloi një takim pune me një delegacion nga zyra e UNDP-së në Shkup, i udhëhequr nga drejtori Armen Grigorian.

Siç informnojnë nga Ministria, gjatë takimit u diskutuan disa çështje aktuale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të thelluar ndërmjet Ministrisë për marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe UNDP-së për promovimin e besimit ndërmjet bashkësive në Ballkanin Perëndimor.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të shkathtësive digjitale te anëtarët e bashkësive në Maqedoni, si dhe përfshirjes më të madhe të tyre përmes shërbimit publik në gjuhën e tyre amtare. Gjithashtu, u inicua hartimi i një strategjie për shënimin e Ditës së Diversitetit Kulturor (21 maj), e bazuar në praktika të mira ndërkombëtare, me synimin e zbatimit të saj të suksesshëm në kontekstin kombëtar”, potencojnë nga Kabineti i ministrit

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe UNDP-së përbën një element kyç në përpjekjet për ndërtimin dhe forcimin e besimit ndërmjet bashkësive të ndryshme. Përmes aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, veçanërisht në kuadër të iniciativës “Mbështetja e BE-së për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor”, krijohen kushte për gjithëpërfshirje, mirëkuptim të ndërsjellë dhe respekt për dallimet, që janë bazë për një shoqëri të qëndrueshme dhe të zhvilluar. Ky bashkëpunim kontribuon gjithashtu në përparimin e shkathtësive digjitale dhe përfaqësimit mediatik të bashkësive joshumicë, duke forcuar rolin dhe zërin e tyre në shoqëri.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeverisja Lokale nëpërmjet lojës: Finalja e “Electionville” bashkoi në Shkup të rinjtë nga gjashtë qytete
Next Article Kocevski: 68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?