By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Giro d’Italia, Ristani mesazh për qytetarët e Tiranës: Bashkia, masa për një përvojë të bukur për të gjithë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Giro d’Italia, Ristani mesazh për qytetarët e Tiranës: Bashkia, masa për një përvojë të bukur për të gjithë
Shqipëri

Giro d’Italia, Ristani mesazh për qytetarët e Tiranës: Bashkia, masa për një përvojë të bukur për të gjithë

admin
Last updated: 08/05/2025 15:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, ka mbërritur për herë të parë në Shqipëri, duke e bërë vendin tonë dhe veçanërisht Tiranën, epiqendrën e çiklizmit në Europë. Nga data 9 deri më 11 maj 2025, kryeqyteti ynë do të jetë në vëmendjen ndërkombëtare. Me qëllim mbarëvajtjen e organizimit dhe aktiviteteve të parashikuara, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani ka kërkuar njëkohësisht bashkëpunimin e qytetarëve, si një faktor shumë i rëndësishëm për finalizimin me sukses të këtij eventi historik.

“Kjo ngjarje historike që do ta vërë qytetin tonë në median ndërkombëtare, duam që të jetë e gëzueshme dhe e shijueshme për të gjithë qytetarët e Tiranës. Në mënyrë që kjo të jetë e tillë, do kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve. Ajo që do të ndodhë nesër e pasnesër, përveç festës dhe haresë po bën edhe një bllokim të pjesshëm të qytetit. Disa prej akseve kryesore të Tiranës do jenë të bllokuara për qarkullimin e makinave, ndërkohë që transporti publik është devijuar. Do të kërkonim bashkëpunim tuaj për ata që kanë mundësi të mos përdorin mjetet e tyre private dhe që kanë mundësi të tjera alternative të lëvizjes, t’i përdorin ato. Për të gjithë të tjerët që nuk kanë mundësi të tjera për të lëvizur, përveç se me makinat e tyre, do të donim të konsultonin paraprakisht itinerarin që duhet të zgjedhin, para se të shkojnë në punë e shkollë. Të gjithë kopshtet e çerdhet tona do të vijojnë të qëndrojnë të hapura dhe për ata prindër që do kenë vështirësi të marrin fëmijët e tyre në oraret e zakonshme, stafi ynë do jetë aty me orare të zgjatura”, u shpreh Ristani.

Përveç bashkëpunimit, ajo nënvizoi edhe rëndësinë e informimit dhe konsultimit me faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës, për ta bërë “Giro d’Italia” një përvojë të bukur dhe për t’u shijuar nga të gjithë.

“Duam që kjo të jetë një përvojë e bukur për të gjithë. Ju lutem këshillohuni me faqet tona për të parë rrugët e bllokuara dhe oraret kur ato do jenë të bllokuara për makinat dhe shijoni gjatë gjithë fundjavës Giro d’Italia”, përfundoi Ristani.

Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 10 maj në orën 13:00, për të vijuar itinerarin dy qytetet e tjera që janë Durrësi dhe Vlora dhe që do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare. Ajo do të përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Pacolli: Punë madhështore që do të kontribuojë për familjet dhe banorët e zonës
Next Article Shefja e inteligjencës amerikane përdori fjalëkalime të thjeshta dhe të diskutueshme për llogari të shumta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?