By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Thirrja e zyrtarit suedez: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Thirrja e zyrtarit suedez: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja
Maqedoni

Thirrja e zyrtarit suedez: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja

admin
Last updated: 11/05/2025 10:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kosova ende nuk ka arritur ta konstituuojë Kuvendin, kur janë bërë më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Sot është tentativa e 14-të, për ta bërë një gjë të tillë e mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodh të dielën.

Kjo do të shkaktojë pasoja të rënda për vendin.

Kështu paralajmëroi drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Jacob Granit, ka theksuar nevojën urgjente që Kosova të themelojë institucionet e reja.

Ai në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se situata po ndikon negativisht në raportet me Bashkimin Evropian dhe në dialogun me Serbinë.

“E dimë që qeveria është në proces të formimit dhe e kuptojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet politike në vend dhe përtej tij. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi një qeveri të re në vend. Të udhëheqësh një vend pa qeveri është gjithmonë një sfidë, sepse administrata publike dhe institucionet vazhdojnë punën e tyre dhe mandatin e tyre, por mungon drejtimi politik.

Kjo e pengon vendin në diskutime të rëndësishme me fqinjët [Serbinë] për dialogun e normalizimit, por edhe në dialog me Bashkimin Evropian, si një mbështetës kyç i përparimit të vendit drejt anëtarësimit në BE. Pra, është e rëndësishme të kemi një qeveri në vend sa më shpejt për të drejtuar të gjitha institucionet publike në vend”, tha për KP-në transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, mungesa e një qeverie funksionale po ndikon drejtpërdrejt edhe në raportet me BE-në për heqjen e masave ndëshkuese që janë vendosur ndaj Kosovës në vitin 2023, duke shtuar se për këtë është e domosdoshme një qeveri solide që mund të negociojë në emër të vendit.

“Sa më shpejt të kemi një qeveri në vend, aq më mirë, por kjo është një trajektore afatgjatë drejt anëtarësimit në BE, dhe nuk mendoj se do ta ndalë apo komprometojë atë proces. Megjithatë, është mirë të kemi një qeveri solide për të lehtësuar këtë proces, veçanërisht sa i përket të gjitha masave që janë vendosur. Është më mirë të ketë një qeveri që mund të negociojë për këto masa dhe të sigurojë që ato të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”, thekson ai.

Granit ka lidhur edhe mosdisbursimin e fondeve të para-financimit nga BE për Kosovën me këto masa ndëshkuese, duke e bërë të qartë se progresi institucional është parakusht për përfitime nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Voton kreu i SPAK-ut, Altin Dumani
Next Article VV nuk heq dorë nga Haxhiu, Bajqinovci: Për çështjen e kryetarit s’ka diskutime, për qeveri po

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?