Shkup, 12 maj – Të painformuar dhe të paedukuar filluam të ndërtojmë ekonomi të tregut. Qeveria duhet të jetë e vogël, efikase dhe të kujdeset për gjërat themelore të qytetarëve, ndërsa tatime të ulëta dhe shpenzime të mëdha për programe sociale nuk shkojnë së bashku, këtë duhet ta pranojmë. Ndihma sociale konsiderohet si status, marrësit e saj për amvisëri kanë të ardhura më të larta nga ato të një familjeje në të cilën punojnë dy të rritur me rrogë minimale. Një plejadë të tërë të fuqisë punëtore nuk e shfrytëzojmë, ndërsa të rinjtë akoma më tepër dëshirojnë të punësohen në administratën publike, në vend se të fillojnë ndonjë biznes të tyrin.
Këto ishin vetëm disa nga vërejtjet që sot i paraqiti drejtoresha ekzekutive e Maqedonisë 2025, Nikiva Mojsoska Bllazheski pas përfudnimit të paneleve të para të Samitit që po mbahet në Shkup.
Në konferencën për shtyp, Mojsoska Bllazheski, anëtarja e Bordit të drejtorëve Kati Iceva e cila është edhe pjesë e “Majkrosoft”, si dhe Vasko Kronevski, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Nekst sens” bënë një përmbledhje porosisë – se digjitalizimi është mënyra e vetme për ndërtim të një shteti të suksesshëm dhe një ekonomie konkurruese. Ky proces, thanë, përveç rritjes dhe zhvillimit, do të reflektojë edhe administratë më efikase shtetërore, kushte më të mira publike, shoqëri më të mirë qytetare dhe shkallë akoma më të lartë të demokracisë. Digjitalizimi njëherit është edhe një prej veglave kryesore për luftë kundër korrupsionit, ndërkaq nuk mundet dhe nuk duhet ta lëvizin vetëm liderët në sektorët teknologjik, ai duhet të jetë pjesë e të gjitha sferave të jetës – sociales, shëndetësisë, industrisë, bujqësisë, qytetarisë….
Ajo paralajmëroi edhe se shteti duhet të jetë shumë i kujdesshëm lidhur me projektet infrastrukturore të cilat janë shumë të shtrenjta dhe krijojnë borxh të ardhshëm.
Iceva përmendi se Maqedonia duhet t’i transformojë shërbimet publike, të investojë në talente teknologjike dhe t’i përgatisë kompanitë për eko-sistemin bashkëkohor digjital. Digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale, shtoi, nuk janë vetëm trende, por hyjnë në të gjitha sferat dhe janë themel për konkurrencë.
Përmendi edhe se transformimi digjital kërkon lidership.
Në panelin e parë të Samitit foli kryeministri Hristian Mickoski.
Samiti Maqedonia 2025 do të zgjasë pesë ditë dhe deri më tani është më i madhi, me mbi 36 folës dhe mbi 700 mysafirë. Parasheh shumë ngjarje, trajnime, punëtori,…, ndërkaq do të prëfundojë me panele për atë se si diaspora mund të ndihmojë në zhvillimin e Maqedonisë.
Maqedonia 2025 paralelisht me mbajtjen e Samitit, shënon edhe 18 vite ga themelimi.

