By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bendevska: Për ZNAM-in është e papranueshme të jetë në Qeverinë e njejtë me një subjekt që është në marrëveshje me BDI-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bendevska: Për ZNAM-in është e papranueshme të jetë në Qeverinë e njejtë me një subjekt që është në marrëveshje me BDI-në
Maqedoni

Bendevska: Për ZNAM-in është e papranueshme të jetë në Qeverinë e njejtë me një subjekt që është në marrëveshje me BDI-në

admin
Last updated: 12/05/2025 15:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – Për ne është e papranueshme të qëndrojmë në qeverinë e njejtë me një subjekt që është në marrëveshje me BDI-në e pareformuar. Lëvizja ZNAM edhe në programin e saj parazgjedhor ka folur për nevojë urgjente për “çzaptim” të shoqërisë. Nën “bdizimin” nuk nënkuptojmë albanofobi, por përkundrazi, “bdizim” që nënkupton një sistem i qeverisjes së korruptuar dhe kriminale. Një sistem që ka shkatërruar sistemin institucional, tha sot nënkryetarja e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe nënkryetare e Kuvendit Vesna Bendevska.

Në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson koalicionin qeveritar, pasi kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se lideri i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari largohet nga Qeveria, Bendevska tha se kryeministri dje e ka njoftuar qëndrimin e tij.

“Kryeministri Mickoski dje e tha qëndrimin e tij, por Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë disa herë e ka treguar qëndrimin e saj. Për ne është e papranueshme të qëndrojmë në Qeverinë e njejtë me një subjekt i cili bën marrëveshje me BDI-në e pareformuar”, tha Bendevska.

Lidhur me komunikimin me deputetët e krahut të Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari dhe nëse mund të ketë ndonjë njoftim se disa prej tyre do të mbeten me shumicën, Bendevska tha se “anëtarët e Aleancës për Shqiptarët nuk morën pjesë në koordinim dhe do të ishte vërtet e papërgjegjshme të deklarohej se çfarë do të ndodhë me deputetët”.

Në lidhje me deklaratën, sërish, të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti se Qeveria nuk ka legjitimitet etnik, duke e marrë parasysh atë që me shumicën qeveritare mbesin vetëm nëntë deputetë shqiptarë, nënkryetarja e ZNAM-it tha se “kjo Qeveri është gjithçka, jo vetëm monoetnike”.

“BDI shkoi më tej dhe e quajti këtë qeveri monoetnike. Një nga katër subjektet politike që e formuan Vlenin po largohet. Mbesin vetëm tre parti politike, tani të bashkuara në një subjekt politik Vlen dhe kjo Qeveri është gjithçka, vetëm jo monoetnike”, thotë Bendevska.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedonia 2025: Digjitalizimi kyç për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, administratë më efikase shtetërore dhe shërbime më të mira publike
Next Article Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?