By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haradinaj publikon kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haradinaj publikon kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese
Maqedoni

Haradinaj publikon kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese

admin
Last updated: 12/05/2025 15:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë publike kërkesën e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese nga Grupi Parlamentar i AAK-së, me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK-së dhe PDK-së.

Në postimin e tij, Haradinaj ka theksuar se moskonstituimi i Kuvendit është kthyer në një lojë të turpshme, që po dëmton jo vetëm deputetët e zgjedhur nga populli, por vetë shtetin e Kosovës.

“Skenari i seancave që përsëriten çdo 48 orë, pa asnjë vendim, është bërë model i papjekurisë sonë shtetërore”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se bllokada aktuale po prodhon pasoja të rënda politike dhe ekonomike për vendin.

Sipas tij, ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të procesit, me diktat të Vetëvendosjes, përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Në mungesë të një zgjidhjeje politike dhe institucionale, e vetmja derë që na ka mbetur është Gjykata Kushtetuese,” ka theksuar Haradinaj, duke njoftuar se kërkesa e dorëzuar synon të saktësojë shkeljet kushtetuese dhe të ofrojë një rrugëdalje nga ky ngërç parlamentar.

Ai ka bërë të ditur se deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, është kërkuar masë e përkohshme për të ndërprerë mbajtjen e seancave të përsëritura, të cilat, sipas tij, po e shpërfytyrojnë Parlamentin dhe po e shndërrojnë atë në një arenë qesharake pa asnjë produkt institucional.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AKB-ja kundër detyrimit të kompanive që të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë deri pesëfish më shtrenjtë se nga KEK-u
Next Article Presidentja Osmani fillon konsultimet për konstituim të Kuvendit më 15 maj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?