By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjetjet e OSBE/ODIHR për 11 majin: Ditë zgjedhore e qetë, SPAK rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gjetjet e OSBE/ODIHR për 11 majin: Ditë zgjedhore e qetë, SPAK rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor
Shqipëri

Gjetjet e OSBE/ODIHR për 11 majin: Ditë zgjedhore e qetë, SPAK rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor

admin
Last updated: 12/05/2025 15:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Farah Karimi, Koordinatorja Speciale dhe drejtuesja e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së prezantoi sot gjetjet e këtij misioni mbi zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit në Shqipëri.

Në një konferencë për mediet të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Karimi vlerësoi posaçërisht rolin e SPAK në hetimin e krimeve zgjedhore.

“SPAK luajti një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, ashtu sikurse edhe mekanizmi i ri koordinues mes KQZ-së SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme mundësoi një shkëmbim më të mirë informacioni”, tha Karimi.

Sipas saj “kjo pati edhe një efekt të mundshëm frenimi”.

Ndërsa evidentoi faljen e shumë gjobave dhe zbatimin shumë afër zgjedhjeve të disa vendimeve për përfitime sociale, Karimi u shpreh se “kur shohim këto çështje më lejoni të theksoj se është mirë të kemi një kuadër zgjedhor, të kemi kapacitete institucionale që mundësojnë organizimin e mirë të zgjedhjeve”.

Duke folur për fushatën zgjedhore, Koordinatorja Speciale dhe drejtuesja e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së u shpreh se “qytetarëve nuk iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të sinqertë të ideve politike”.

“Fushata u fokusua në sulme armiqësore personale sidomos nga drejtuesit politikë”, tha ajo.

Karimi u shpreh po ashtu se vendi ka nevojë për politikë të ndershme jo vetëm në ditën e zgjedhjeve, por çdo ditë. “Populli shqiptar e bëri këtë ditë zgjedhore të qetë. Populli shqiptar tregoi angazhim të fortë ndaj demokracisë. Ju siguroj se ne nga ana jonë jemi të gatshëm të punojmë ngushtësisht me parlamentin që do të zgjidhet, me forcat politike”, tha ajo.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedoni, filloi vaksinimi i personave që do të shkojnë në Haxh
Next Article Ish-gjyqtari Iturralde flet për komentin ‘falënderoj Zotin’ nga zyrtarët e VAR-it pas golit të anuluar në El Clasico

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?