By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska-Davkova në takim me përfaqësues të diasporës maqedonase: Po punohet në formim të Këshillit për diasporën si formë institucionale të bashkëpunimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska-Davkova në takim me përfaqësues të diasporës maqedonase: Po punohet në formim të Këshillit për diasporën si formë institucionale të bashkëpunimit
Maqedoni

Siljanovska-Davkova në takim me përfaqësues të diasporës maqedonase: Po punohet në formim të Këshillit për diasporën si formë institucionale të bashkëpunimit

admin
Last updated: 12/05/2025 18:38
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e dorëzoi mirënjohjen, e cila në bashkëpunim me Maqedoninë 2025, ndahet për personalitete të shquara nga diaspora për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, shëndetësi, sferën sociale, arsim, shkencë, kulturë dhe në fusha të tjera.

Duke e vlerësuar punën e Maqedonisë 2025 si bashkuese, të frytshme, të suksesshme dhe të dobishme, ajo informoi për procesin e formimit të Këshillit për diasporën si formë institucionale të bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me diasporën, që do të mundësojë integrimin e saj në punët e vendit.

Për punë t[ jashtëzakonshme shkencore mori dr. Svetllana Mojsov, profesoreshë e njohur botërore në Universitetin Rokfeler në Nju-Jork, e cila la gjurmë të thellë dhe të përhershme në mjekësinë moderne.

Mirënjohje për mbështetje të jashtëzakonshme dhe ndihmë mjekësore mori Shoqata humanitare “Lecker a.s.b.l.” (LetzCare a.s.b.l) nga Luksemburgu, ndërsa çmimin e pranoi kryetari i saj Safet Alili.

Siljanovska-Davkova theksoi se dhënia e mirënjohjeve për personalitete dhe organizata nga diaaspora është akt etik dhe moral i vlerësimit të veprave të mira dhe dëshmi e unitetit të pandërprerë me ta.

Siç ceket në kumtesën nga Kabineti i presidentes, ajo theksoi se me “Maqedonia 2025” ndajmë vizion të njejtë: të bëhemi lojtar kompetitiv ekonomik rajonal, të kemi siguri energjetike, të jemi shtet me arsim të suksesshëm dhe sistem shkencor, i lidhur me inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin, të ndërtojmë shtet ekologjik dhe juridik, me shoqëri të fuqishme civile dhe opinion demokratik.

Në vijim, teksti integral i fjalimit të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova:

Kjo ceremoni është në prag të fillimit të samitit tradicional “Maqedonia 2025” ku do të debatojnë kryeministri, ministra, bis]znismenë eminentë, ekspertë, prëfaqësues të organeve shtetëore dhe të institucioneve, anëtarë të komunitetit akadmeik, me qëllim që të ndajnë njohuri, pikëpamje, përvoja dhe shkathtësi, si dhe të promovojnë ide dhe vizione.

Kemi hyrë në vitin 2025 dhe ky vit është një moment i vërtetë për të vlerësuar rezultatet dhe arritjet e “Maqedonia 2025” në prag të mbrëmjes së detyrës Sizifiane e cila na pret në realizimin e Agjendës reformuese dhe Planit për rritje.

Në një mjedis botëror dhe evropian të pasigurisë të të gjitha llojeve, nga ai paqësor deri në atë ekologjik, është një imperativ logjik ta bashkojmë gjithë kapitalin social, të shmangim konfliktet e ndërsjella, të stimulojmë bashkëpunim dhe unitet, t’i përforcojmë marrëdhëniet me diasporën në të gjitha fushat, ta integrojmë në shoqërinë e Maqedonisë dhe në thelbin e saj në fushat që është më e domosdoshme, më eksperte dhe më e interesuar.

Për reforma nevojitet një marrëveshje politike vendore, por edhe marrëveshje me BE-në dhe me partnerët tanë strategjik, si dhe me diasporën për shkak të kreativitetit të saj të dëshmuar dhe kapacitetit në konkurrencën e ashpër në rendin ekonomik ndërkombëtar, por edhe në konkurrencën kulturore të shteteve, kombeve dhe individëve.

Kuptohet, detyrimi ynë më i madh kombëtar është ta ruajmë dhe mbrojmë identitetin kombëtar si dhe integritetin dhe dinjitetin e tij. Të mos heqim dorë nga vlera dhe parimet etnike, t’i respektojmë, nëse duam t’u referohemi atyre, kur të tjerët i shkelin ato ndaj nesh. Të mos e harojmë të mirën e përbashkët – res publica dhe të mos e sakrifikojmë për interesat personale dhe kolektive.

Unë besoj se njohja shkon në duart e duhura, tek ata që e meritojnë, të cilët personifikojnë dijen dhe suksesin e nivelit të lartë dhe të vlerësuar ndërkombëtarisht, por edhe përkushtimin, humanizmin, solidaritetin dhe patriotizmin.
Realiteti tregon se bashkëpunimi i ndërsjellë jep fryta atëherë kur përfitime nga ajo kanë të gjitha palët dhe subjektet e përfshira dhe të interesuara.

Së fundmi, dua t’ju informoj se Kabineti është në proces të krijimit të një Këshilli për Diasporën si një formë institucionale bashkëpunimi me të, si një urë dhe kanal për komunikim të vazhdueshëm me diasporën. Unë personalisht dhe kabineti im jemi në dispozicionin tuaj për promovim, lidhje, ndërmjetësim, prezantim, konsultim, informacion, mbështetje dhe integrim me subjekte vendase të llojeve të ndryshme dhe në fusha të ndryshme.

Kuptohet, bashkëpunimi me “Maqedonia 2025” do të vazhdojë në projektet e filluara, siç është “Kampi tradicional i Ohrit për ekselencë në teknologjinë e lartë”, që është dëshmi se bashkëpunimi është i mundur, i dëshiruar dhe në interes nga mosha më e hershme, dhe se të rinjtë janë e ardhmja jonë ku duhet të investojmë.

Me mendje dhe nga zemra, ju faleminderit për mbështetjen, ju përgëzoj për njohjen nga “Maqedonia 2025” dhe ju inkurajoj për bashkëpunimin dhe sukseset e mëtuitjeshme!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski – Malmer Stenergard: U konfirmua mbështetja për integrimin e Maqedonisë dhe angazhimi i Suedisë për vazhdimësi në politikën e zgjerimit
Next Article Delegacioni i Kuvendit mori pjesë në MIsionin e AP-së të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?