By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kundërshtohet tregu i hapur i energjisë, nuk përjashtohet mundësia e protestave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kundërshtohet tregu i hapur i energjisë, nuk përjashtohet mundësia e protestave
Maqedoni

Kundërshtohet tregu i hapur i energjisë, nuk përjashtohet mundësia e protestave

admin
Last updated: 13/05/2025 16:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Klubi i Biznesit dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në takimin me bizneset që preken nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për liberalizimin e tregut të energjisë, kërkuan anulimin e këtij vendimi, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ky vendim u quajt i papërballueshëm dhe që rrezikon qëndrueshmërinë financiare të shumë ndërmarrjeve. Siç u tha, nëse kërkesa për anulim nuk merret parasysh, si zgjidhje shihet subvencionimi i kostos shtesë për bizneset. Në të kundërtën, paralajmëruan shprehjen e pakënaqësisë në forma të tjera, pa përjashtuar mundësinë e protestave.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kundërshtoi tregun e hapur të energjisë në këtë fazë, duke vënë theksin te pasojat për bizneset.

“Bizneset nuk janë përgatitur për një treg të lirë të energjisë”, tha Rafuna.

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi tha se bizneset nuk e kanë pasur kohën e duhur për t’u përgatitur që të përballemi me tregun e lirë të energjisë.

“Ky është vendim i rëndë të cilit asnjë biznes nuk mund t’i mbijetojë”, tha Ibrahimi.

Edhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Kosovarë, Kushtrim Ajvazi, e pa të paarsyeshëm vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset.

“Kërkesa e parë është shtyrja e hyrjes në fuqi të vendimit të ZRrE-së për së paku një vit, derisa kërkesa e dytë është kërkesa për subvencionim të kësaj kostoje shtesë për prodhuesit”, tha Ajvazi.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të shumë bizneseve. Emërues i përbashkët i diskutimeve të tyre ishte kërkesa për anulim të vendimit të ZRrE-së për liberalizim të tregut energjetik për 1300 biznese.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se nga 1 qershori bizneset që kanë mbi 50 të punësuar ose qarkullim mbi 10 milionë euro do të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krejt çka ndodhi në protestën e ish-luftëtarëve të UÇK-së kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale
Next Article Shehaj përplaset me efektivët në KZAZ: Po vjedhin votat, vetëm zvarrë na nxirrni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?