By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e 11 majit/ Kush janë “të mëdhenjtë” që mbeten jashtë parlamentit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhjet e 11 majit/ Kush janë “të mëdhenjtë” që mbeten jashtë parlamentit
Shqipëri

Zgjedhjet e 11 majit/ Kush janë “të mëdhenjtë” që mbeten jashtë parlamentit

admin
Last updated: 14/05/2025 10:13
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Procesi i numërimit të votave për subjektet politike, tashmë ka përfunduar në të gjithë vendin, i cili ka ndarë deri në këto momente dhe mandatet, numëruesit në të gjitha KZAZ-të po numërojnë dhe votat preferenciale, për kandidatët në listën e hapur.

Ajo që të bie në sy këtë herë, ndonëse ka ende vota për të numëruar, është që shumë politikanë të vjetër nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, teksa emra të rinj dhe deri diku të panjohur kanë marrë vota të konsiderueshme.

Kështu në Shkodër, Bardh Spahia, është më i preferuari në radhët e demokratëve, teksa Partia Socialiste arriti të marrë të katërt mandatet në listën e sigurt.

Ndonëse e para në listën e hapur, ndarja 5-4 lë jashtë parlamentit ish-ministren Edona Bilali.

Kukësi, e përfundoi i pari numërimin e votave për kandidatët dhe Shkëlqim Shehu, arriti t’i rrëmbejë mandatin Isuf Çelajt në radhët e PD.

Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, janë më të votuarit në qarkun e Lezhës nga koalicioni PD dhe ASHM ndërkohë që nga PS, Pranvera Skana rezulton me më shumë vota.

Në këtë qark, është ende e paqartë ndarja e mandateve, pasi ka ende shumë vota nga anët e diasporës që mund të përmbysin rezultatin në favor të socialistëve.

Në Dibër, ndarja 3-2 e mandateve për PS ka lënë jashtë parlamentit Përparim Spahiun, Xhemal Gjunkshin dhe Basir Çollaku edhe përse kishin një numër të konsiderueshëm votash, teksa mandati për PS e mori Agron Malaj me shumë diferencë.

Ish-prokurori Arjan Ndoj, kryeson garën e më të preferuarve në qarkun e Durrësit nga radhët e demokratëve, teksa Arkend Balla, Ani Dyrmishi janë më të votuar në listën e socialistëve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Këtyre të fundit, i bashkohet dhe Etleva Budini e cila përfiton këtu nga kuota gjinore.

Gara më e fortë për deri për votën e fundit, po bëhet mes kandidatëve të të njëjtit lloj në qarkun e Tiranës, atje ku janë vendosur dhe ekipet më të mira nga të dyja palët.

Ndarja e mandateve 19 me 13, ka bërë që PD nga lista e hapur të fusë vetëm 1 deputet, dhe momentalisht më i votuari është mjeku Ilir Alimehmeti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Shumë emra të njohur si Jorida Tabaku, Myslim Murrizi, Ilir Meta, Asllan Dogjani, Grigels Muçollari, Mimoza Hajdarmataj, mbeten jashtë kuvendit të ri.

Ndërkohë që PS do të fusë dhe 7 mandate “të preferuarish”, por edhe këtu shumë nga “të vjetrit” do të mbeten jashtë.

Blendi Gonxhe, është momentalisht më i votuari në listën e PS, i ndjekur nga ministri Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Ornaldo Rakipi, Antonela Dedej, Anila Denaj, të cilët janë të futur në kuvendin e ri.

Ndërkohë që lista e atyre që mbeten jashtë është e gjatë, ku në sy bien Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia, Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj, Toni Gogu, Endrit Braimllari, Plarent Ndreca apo Arben Pëllumbi.

Në qarkun e Elbasanit, Fierit dhe Vlorës, asnjë nga lista e hapur e PD nuk mund të mendojë të futet në Kuvend për shkak të votave, kjo për shkak se demokratët kanë pësuar një rezultat zhgënjyes dhe kanë humbur mandate dhe nga lista e sigurt.

Socialistët në Elbasan, pritet të fusin në Kuvend, Sara, Milen si më të preferuarën, e ndjekur nga Saimir Hasalla, Aulona Bylykbashi dhe Olsi Komici.

Ndërkohë që në Fier lista është edhe më e gjatë, ku renditen në votat preferenciale Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Elton Korreshi, Ceno Klosi, Antoneta Dhima, Zegjine çaushi , Ilirjan Musko.

Në qarkun e Beratit, demokratët Parid Mahmutaj dhe Lefter Maliqi, nuk do të mund të futen në Kuvend, ndonëse kanë marrë vota të mjaftueshme, pasi PD arriti të sigurojë vetëm 2 mandatet e sigurta.

Nga PS, më të preferuarit në listat e hapura rezultojnë, Hysen Buzali, Fadil Nasufi, teksa Julian Zyla mbetet jashtë pasi Hatixhe Konomi përfiton nga kuota gjinore.

Në Korçë, PD pritet të fusë Jorida Mazelliun në Kuvend, teksa nga PS më të votuarit rezultojnë Ilirjan Pendavinji, Blendi Çomo dhe Arjan Jaupllari, por edhe ky i fundit i pafat pasi edhe këtu zbatohet çështja e kuotës.

Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo, Brunilda Mersini janë socialistët e Vlorës më të votuar, ndërsa PD humb dhe një të sigurt, duke lënë jashtë Atird Hoxhën.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Problem i papritur: Parqet eolike i vjedhin erën njëra-tjetrës
Next Article Prazantimi i pakos së re të shërbimeve për parandalimin e varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?