By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prazantimi i pakos së re të shërbimeve për parandalimin e varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prazantimi i pakos së re të shërbimeve për parandalimin e varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social
Maqedoni

Prazantimi i pakos së re të shërbimeve për parandalimin e varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social

admin
Last updated: 14/05/2025 10:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetje të UNICEF-it, sot do të organizojë ngjarje kushtuar përballjes me varfërinë e fëmijëve dhe përjashtimin social.

Siç është paralajmëruar, do t’i prezantojë gjetjet kyçe për grupet e fëmijëve më të brishtë dhe rekomandime për politika për pako gjithëpërfshirëse të shërbimeve që duhet të shqyrtohen në kuadër të Garancisë Evropiane për Fëmijë në vend. Në këtë ngjarje do të prezantohen edhe përvoja në zbatimin e modelit për garanci për fëmijë si instrument për përballje me varfërinë fëmijërore.

Ngjarjen do ta hapin ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Lesli Miler. Do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive, anëtarë të komisioneve të Kuvendit, Avokati i Popullit dhe faktorë të tjerë shoqërorë dhe përfaqësues të organizatave civile dhe ndërkombëtare.

Nga Zyra e UNICEF-it në Shkup theksojnë se varfëria dhe përjashtimi dukshëm ndikojnë ndaj jetës së fëmijëve, duke e penguar qasjen në shërbime sociale bazë dhe në mundësi për zhvillim.

“Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton nën pragun kombëtar të varfërisë, që është një rritje krahasuar me vitin 2019 kur kjo përqindje ishte 27,8 dhe i bën fëmijët një nga grupet më të brishta në shoqëri. Dyzet për qind e fëmijëve përballen me varfëri shumëdimensionale, sipas treguesit të BE-së për fëmijët në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Të dhënat e anketave familjare tregojnë se deri në 73 për qind e fëmijëve janë të ekspozuar ndaj disiplinës së dhunshme në shtëpi, dhe afërsisht 20 000 fëmijë nuk kanë kujdes shëndetësor efektiv. Më pak se 37 për qind e fëmijëve të moshës 3 deri në 6 vjeç kanë qasje në arsimin parashkollor, ndërsa gjysma e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk përparojnë në arsimin e mesëm për shkak të mungesës së masave mbështetëse”, bën të ditur UNICEF-i.

Edhe krahas qasjes në shërbime themelore, siç janë mbrojtja shëndetësore dhe sociale, dhe arsimi, fëmijët të cilët përballen me varfëri dhe përjashtim përballen me pengesa më të mëdha për shkak të asaj që sistemet nuk janë të përshtatura me nevojat e tyre.

“Në bazë të modelit të Garancisë Evropiane për Fëmijë, UNICEF-i bashkëpunon me Qeverinë që t’i identifikojë grupet më të brishta të fëmijëve dhe t’i vlerësojë shërbimet dhe programet ekzistuese për përballje me varfërinë e fëmijëve dhe përjashtimin social”, bëhet e ditur në kumtesë.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zgjedhjet e 11 majit/ Kush janë “të mëdhenjtë” që mbeten jashtë parlamentit
Next Article Kështu mund t’i eliminoni gërvishtjet nga xhamat e syzeve: Do të bëhen si të reja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?