By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski paralajmëron emërime të reja pas largimit të Taravarit nga Qeveria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski paralajmëron emërime të reja pas largimit të Taravarit nga Qeveria
Maqedoni

Mickoski paralajmëron emërime të reja pas largimit të Taravarit nga Qeveria

admin
Last updated: 14/05/2025 13:27
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Kryeministri Hristian Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se në periudhën që vijon do të emërohen emra të rinj në vendin e Aleancës për Shqiptarët, krah i Arben Taravarit, të cilët dolën nga koalicioni qeveritar.

“Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Ekzekutiv mbrëmë, diskutuam situatën aktuale ekonomike dhe politike në vend. Pres t’ua paraqes propozimet për kandidatët për kryetar komune anëtarëve të KE-së deri në fund të muajit, dhe që andej do t’i kalohet Komitetit Qendror. Anëtarët e KE-së më kanë autorizuar që në periudhën e ardhshme të nominoj emra të rinj që do të zëvendësojnë emrat e atyre që vendosën të shkojnë në krahët e Ali Ahmetit dhe BDI-së, gjegjësisht nga partia e Arben Taravarit”, tha Mickoski pas vendosjes së gurthemelit të një salle sportive shkollore në një objekt rajonal të SHF “Goce Delçev” në fshatin Lisiçe e Poshtme, Komuna Aerodrom.

Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse dikasteret të cilat i braktisi Taravari do t’i mbeten VLEN-it ose do të ndahen, tha se në periudhën e ardhshme do të jenë më të qarta shumë gjëra, bëri thirrje për durim dhe shfaqi bindje se do të arrihet marrëveshje.

Mbrëmë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale ekonomike dhe politike në shtet, e autorizoi liderin e partisë dhe kryetarin e Qeverisë, Hristian Mickoski të propozojë vendime të reja kadrovike në pozitat të cilat deri më tani i takonin Aleancës për Shqiptarët, pas vendimit të Arben Taravarit që të largohet nga koalicioni qeveritar.

“Ky hap i Taravarit ishte vlerësuar se përfaqëson edhe një dëshmi se grupi i mbrojtësve të krimit dhe korrupsionit fiton radhë të reja – edhe një maskë ra, edhe një iluzion u zbulua. Në skenën politike u paraqit kuartet i ri, i koordinuar mirë i marionetave: LSD, Aleanca, BDI dhe E majta – emra të ndryshëm, por pronari i njëjtë. Maska të ndryshme, por skenaristi i njëjtë”, informuan dje nga partia.

BDI, siç bëjnë të ditur, “me vite të tëra investoi në krijimin e konkurrentëve të rremë politikë të cilët në fakt janë duar të tyre të zgjatura. Ashtu i morën LSD-në dhe Aleancën e Taravarit – parti me besim gati se të njëjtë, të gatshëm të shpenzohen në funksion të përpjekjes për kthimin e BDI-së në pushtet. Dhe siç është rasti me ndonjë mall të konsumuar, ashtu edhe këta do të hidhen në mbeturina politike kur do ta përfundojnë detyrën e tyre”.

Dje ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunksi theksoi se nëse Arben Taravari ka për qëllim të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë VMRO-DPMNE nuk do të bashkëpunojë me të, duke shtuar se shumica qeveritare është e qëndrueshme.

“Qeveria është e qëndrueshme, shumica qeveritare është e qëndrueshme. Qeveria po punon me përkushtim për reformat. E thashë këtë disa javë më parë, se nëse zotëri Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë ai nuk mund të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në. Ne, si subjekt politik, nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me dikë që synon të veprojë më tej politikisht në koordinim me BDI-në, të paktën derisa BDI të reformohet, dhe BDI aktualisht është larg të qenit një subjekt politik i reformuar”, tha Mucunski. Ai theksoi se pikërisht BDI është fajtore për pozitat e dëmtuara në politikën e jashtme, dhe për këtë arsye një subjekt i tillë politik nuk mund të jetë partner me VMRO-DPMNE-në.

Të hënën në mbrëmje, pas takimit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencë për media deklaroi se po largohet nga koalicioni qeveritar dhe se po shkojnë në opozitë. Sipas tij, i njëzëshëm ishte vendimi në parti në këtë takim në të cilin ishin funksionarët e partisë dhe kryetarët e degëve. Ai atëherë tha se janë krenarë për ndryshimin në bllokun politik shqiptar të cilin e bënë pas dy dekadave, por se ndryshimet nuk ishin të mjaftueshme. Taravari paralajmëroi se do të ketë edhe një takim me kryeministrin Hristian Mickoski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Puna në realizimin e Korridorit 8 është trefishuar! Çfarë ka bërë Taipi 9 muaj si zv/drejtor?
Next Article Murtezani u takua me përfaqësues të Agjencisë Evropiane për Droga (EUDA)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?