By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Farsa e Shaqir Fetait (BFI) naivitet që po na kushton
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Farsa e Shaqir Fetait (BFI) naivitet që po na kushton
MaqedoniOpinione

Farsa e Shaqir Fetait (BFI) naivitet që po na kushton

admin
Last updated: 14/05/2025 14:28
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Dikur, ish-reisul-ulema H. Sulejman Rexhepi deklaronte se vetëm katër xhami i kishte
jashtë kontrollit – dhe ato, sipas tij, i menaxhonte policia për të krijuar probleme. Sot, në
kohën e Shaqir Fetait, jo katër xhami, por katër myftini të tëra janë de facto jashtë
funksionimit të BFI-së

Nga Afrim Tahiri

Kur paaftësia takohet me ambicien, kur hipokrizia maskohet si autoritet, dhe kur servilizmi
mbulohet me petkun e “reisit”, shoqëria nuk përfiton as stabilitet, as paqe, por vetëm shthurje,
dezorientim, dhe përdorim të fesë për interesa personale e politike. Kjo është pamja reale që
ofron sot Shaqir Fetai në krye të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut – një figurë
që çdo ditë e më shumë po shndërrohet në simbol të dështimit institucional dhe talljes me
ndjenjat e sinqerta fetare të myslimanëve të këtij vendi.
Të nënshkruash deklarata kundër ekstremizmit fetar është më e lehta. Aq më tepër kur i
nënshkruan nën presionin e projekteve ndërkombëtare që kërkojnë rezultate fiktive për të
justifikuar fonde. Por kur këto nënshkrime bëhen sa herë që institucionet e këtij shteti ushtrojnë
padrejtësi të hapura ndaj myslimanëve, ato nuk janë më deklarata – janë maska hipokrite për të
heshtur zërin e viktimës dhe për të amnistuar abuzuesin.
Memorandumet që mbulojnë padrejtësinë
Pothuajse çdo vit, ndonjë OJQ e vendit në bashkëpunim me ndonjë institucion shtetëror
organizojnë nënshkrimin e ndonjë memorandumi pompoz kundër “ekstremizmit të dhunshëm”.
Dhe gjithmonë, nënshkruesi më i zellshëm është Shaqir Fetai – jo për të mbrojtur myslimanët,
por për të fituar pikë para strukturave që e mbajnë në fron.
Por çfarë ekstremizmi po dënojnë këta? A foli Shaqir Fetai për xhaminë e djegur të Prilepit? Apo
për xhaminë e Shtipit që u shndërrua në kishë? A përmendën kryqet që u vendosën mbi sahat-
kullat islame? Apo uzurpimin e objekteve fetare myslimane nga strukturat e shtetit duke i
shndërruar ato në muze? A u ankua për regjistrimin e shumë “bashkësive fetare islame”? A u
ankua për përkrahjen institucionale ndaj individëve që po i personalizojnë xhamitë? Për çudi –
jo. Ato janë “ekstremizma të pranueshëm”, sepse vijnë nga lart, jo nga poshtë.
As mungesa e gjuhës shqipe në këto ngjarje nuk i bën përshtypje Shaqir Fetait, megjithëse
shumica dërrmuese e besimtarëve që ai pretendon të përfaqësojë janë shqiptarë. Heshtja e tij
është servilizëm politik i pastër dhe shpërfillje e identitetit kulturor dhe gjuhësor të komunitetit
mysliman shqiptar në vend.

Gënjeshtrat që shiten si “suksese”

Në një nga deklaratat më absurde të karrierës së tij, Shaqir Fetai pretendoi se “që prej ardhjes
sime, të gjitha xhamitë që ishin jashtë BFI-së janë kthyer brenda institucionit me dekret”. Fjalë
për fjalë – një mashtrim amatoresk, që e zhvesh këtë “reis” nga çdo ndjenjë përgjegjësie dhe e
nxjerr lakuriq përpara opinionit publik.

E vërteta është e hidhur: jo vetëm që nuk janë kthyer të gjitha xhamitë në BFI, por sot janë më
shumë xhami jashtë kontrollit të BFI-së se sa ndonjëherë më parë. Në katër myftini të vendit,
BFI-ja nuk ka më shumë se 10% kontroll real. Janë qindra xhami që funksionojnë jashtë
kontrollit institucional, ku imamët menaxhojnë aktivitetet, financat, haxhin, umren, fitrat dhe
kurbanët në mënyrë tërësisht private. Dhe jo sepse janë “ekstremistë”, por sepse nuk besojnë më
në një institucion të korruptuar dhe të diskredituar siç është bërë BFI nën drejtimin e Fetait.
Nga katër xhami në katër myftini jashtë kontrollit
Dikur, ish-reisul-ulema H. Sulejman Rexhepi deklaronte se vetëm katër xhami i kishte jashtë
kontrollit – dhe ato, sipas tij, i menaxhonte policia për të krijuar probleme. Sot, në kohën e
Shaqir Fetait, jo katër xhami, por katër myftini të tëra janë de facto jashtë funksionimit të BFI-së,
dhe ai nuk bën asgjë. Përkundrazi, mjaftohet me vetëlavdërime të rreme dhe deklarata boshe që
nuk e fshehin dot realitetin e hidhur.
Edhe vetë deklaratat e tij për “ndikimet individuale të huaja” janë dëshmi e një paaftësie për të
dalluar realen nga fiktivja. Ai pranon se disa hoxhallarë bashkëpunojnë me organizata nga bota
arabe, por i quaka këto “individuale” dhe të papranueshme – ndërkohë që vetë BFI-ja është
plotësisht e kapur nga interesat e po këtyre qarqeve.

BFI-ja, sot: e degjeneruar, e keqmenaxhuar, e inkriminuar

BFI-ja nuk është më institucion i besimit. Është një ndërmarrje e interesave personale, ku postet
ndahen si pasuri private, ku xhamitë janë kthyer në tezga biznesi, ku emërohen imamë që nuk
kanë as përgatitje as përkushtim, vetëm për t’i shërbyer një strukture klienteliste që prodhon
konflikt, shpërndarje, rrënim moral.
E në këtë gjendje të mjerueshme, Shaqir Fetai del para kamerave dhe thotë: “Me ardhjen time në
BFI, gjithçka është në rregull.”
Një fjali që ndoshta do të mbetet në histori si simboli më i pastër i arrogancës naive dhe verbërisë
që shkatërron çdo shpresë për reformë të sinqertë.

Çfarë pritet?

Skenari është i njohur. Të gjithë ata që sponsorizojnë memorandumet duan të dëgjojnë “gjithçka
është në rregull”. Fetai ua jep këtë version. Pastaj, institucionet e vendit thonë “shikoni, nuk kemi
probleme me harmoninë fetare “. Dhe kështu, e gjithë ajo çfarë vlon nën sipërfaqe – pakënaqësia,
mosbesimi, vjedhja, degradimi i vakëfit, paraliza e komunitetit – vazhdon të fermentohet deri në
shpërthim.

Prandaj, mos prisni zgjidhje nga Shaqir Fetai. Prisni ndonjë skandal të ri. Një tjetër “nënshkrim”,
një tjetër “memorandum”, një tjetër akt për të mashtruar opinionin se gjithçka është në rregull,
ndërkohë që fesë po i vidhet dinjiteti, institucioneve po u vidhet autoriteti, dhe besimtarëve –
vetë e drejta për të pasur përfaqësim të ndershëm.

/Autori është drejtues i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së./

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article TEC Manastir, Prokuroria kërkon ngrirjen e 3 milionë eurove nga llogaria bankare e RUD-KOP
Next Article Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?