By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski në sesionin e 134-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Luksemburg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski në sesionin e 134-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Luksemburg
Maqedoni

Mucunski në sesionin e 134-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Luksemburg

admin
Last updated: 14/05/2025 14:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, mbajti një fjalim në sesionin e 134-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Luksemburg, në të cilin morën pjesë ministra të punëve të jashtme të vendeve anëtare dhe përfaqësues të lartë të Organizatës.

Takimi, siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u mbajt në kontekstin e sfidave aktuale gjeopolitike, me fokus në mbështetjen për Ukrainën, rolin e Këshillit të Evropës në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit evropian.

Theks në bisedime u vu edhe në Paktin e ri Demokratik për Evropën dhe mundësitë për zhvillimin e një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe më rezistente.

U shkëmbyen mendime edhe mbi zbatimin e Deklaratës së Samitit të Rejkjavikut, për bashkëpunim midis Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit nga perspektiva e të drejtave të njeriut.

“Në margjinat e takimit, Maqedonia e Veriut e nënshkroi Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, dhe në kuadër të sesionit u krye edhe pranim-dorëzimi i kryesimit gjashtëmujor të Komitetit të Ministrave nga Luksemburgu te Malta”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Ministri Mucunski në margjinat e sesionit, zhvilloi edhe takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzojan. Biseda, siç thuhet në kumtesë , u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe në ngjarjet aktuale gjeopolitike.

Ministri Mucunski mbërriti në Luksemburg nga Stokholmi, ku ndodhej për një vizitë pune në Suedi.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kambovski për Ligjin e ri për Këshillin gjyqësor: Dakordohemi me disa nga zgjidhjet, me disa jo, do të shohim cili do të jetë propozimi
Next Article Rritet në 52.928 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?