By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhurnal mëson: Ahmeti dhe Taravari po ndajnë komunat, tym i bardhë në Gostivar, Strugë, Saraj e Likovë, revoltë e madhe në këto degë të BDI-së!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Zhurnal mëson: Ahmeti dhe Taravari po ndajnë komunat, tym i bardhë në Gostivar, Strugë, Saraj e Likovë, revoltë e madhe në këto degë të BDI-së!
AnalizaEditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Zhurnal mëson: Ahmeti dhe Taravari po ndajnë komunat, tym i bardhë në Gostivar, Strugë, Saraj e Likovë, revoltë e madhe në këto degë të BDI-së!

admin
Last updated: 14/05/2025 19:10
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Në politikë, gabimet e një lidershipi të dalë nga realiteti nuk janë vetëm çështje taktike ato janë vetvrasje politike. Dhe, BDI po ecën me hapa të sigurt drejt humnerës. BDI revoltoi pa masë strukturat partiake gjithandej vendit në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe pësoi disfatë partiake duke ngelur me numët tejmase të ulët të deputetëve. Këtë gabim e bëri Ahmeti duke i dhënë shumë partnerëve, Selës, Thaçit, Zejdit e të tjerëve. Dëmtoi partinë e tij në emër të një fronti që tashmë është i shkapërderdhur. Me të njëjtën strategji po tenton të veprojë edhe në zgjedhjet lokale, por nuk do ta ketë më të lehtë. Burime të afërta me Agjencinë e Lajmeve Zhurnal veçmë kanë informuar jozyrtarisht se në Gostivar, Strugë, Likovë duke filluar nga kryetari aktual, Erkan Arifi, e Saraj ka nisë revolta dhe përplasja e madhe. Këto degë kanë korrur suksese dhe fitore të njëpasnjëshme në zgjedhje dhe tani as që e kanë ndërmend t’ia falin Taravarit këto komuna, për të cilin nga këto degë theksojnë se tani më Taravari nuk ka peshë politke është kufomë, shkruan Zhurnal.

Çfarë i lëvërdisë Ahmetit që ta forcojë Taravarin t’i jap “komuna falas”?

Pas një disfate të qartë në zgjedhjet parlamentare, ku BDI mbeti me numër të zvogëluar deputetësh për shkak të lëshimeve të pakuptimta ndaj figurave si Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi, Zejd Rexhepi, e të tjerëve, Ali Ahmeti po përsërit të njëjtin skenar destruktiv, kësaj here me Arben Taravarin. Siç mëson Zhurnal nga burime të brendshme, Ahmeti është në prag të një marrëveshjeje me Taravarin, përmes së cilës komuna si Gostivari, Struga, Saraji dhe Likova dhe ndoshta edhe të tjera, po i jepen Taravarit. Por, si duket kësaj radhe nuk do ta ketë kaq të lehtë Ahmeti, sepse përplasjet në këto degë veçmë kanë filluar.

Nëse ka një shembull flagrant të kësaj politike të mbrapshtë, ai është Gostivari. Dega e BDI-së në këtë qytet ishte ndër më të organizuarat dhe më të suksesshmet në zgjedhjet e fundit. Pas fitores së merituar, sot e gjejnë veten duke u anashkaluar brutalisht në tryezën e pazareve. Kontributi i tyre po përbuzet, për t’ia dorëzuar pushtetin lokal një politikani si Arben Taravari, i cili veç më ka humbur peshën politike që kishte dikur.

Si mund të shpjegohet kjo logjikë politike përveçse me një arrogancë lidershipi që nuk njeh më kufij të arsyes?

Zgjedhjet parlamentare treguan qartë se BDI nuk është më fuqia dominuese e pakontestueshme, dhe kjo është pasojë direkte e mënyrës se si udhëhiqet partia me llogari personale, me përzgjedhje arbitrare të partnerëve dhe me shpërfillje totale të strukturave që realisht mbajnë peshën e partisë. Tashmë, këtë recetë të dështimit po e aplikojnë edhe për zgjedhjet lokale.

Përplasjet brenda degëve BDI-së paralajmërim i një shpërthimi të madh –

Nga ajo që ka mësuar Agjencia e Lajmeve Zhurnal jozyrtarisht se në dega të rëndësishme si ajo e Strugës, Likovës, Gostivarit dhe Sarajit, anëtarët janë në gjendje revolte, dhe veçmë ka ngelë çështje ditësh kur do plasojnë publikisht revoltën e tyre e cila do të jetë e përmasave të mëdha. Ky nuk është më zhgënjim i zakonshëm, por një pakënaqësi e organizuar, që po kalon në fazë rreziku për përçarje të thellë. Pyetja që shtrohet nga degët është e thjeshtë: Çfarë përfiton Ali Ahmeti duke e forcuar Taravarin, një figurë politike që s’ka më as përkrahjen e nevojshme në qyytetin e tij?

Kujtojmë që, kur një lider fillon të shesë terren politik për interesa momentale apo marrëveshje të pashpjegueshme me individë që nuk përfaqësojnë më as votë e as vizion, atëherë ai lider ka ndalur së udhëhequri dhe ka nisur rrugëtimin drejt shkatërrimit të partisë apo organizatës. Nëse BDI vazhdon me këtë qasje, komunat nuk do të jenë e vetmja humbje. Humbja më e madhe do të jetë vetë partia që mund të shembet nga brenda. /Zhurnal.mk

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prokuroria kërkon zëvendësimin e masës “paraburgim” me “arrest shtëpiak” për Bekteshin dhe ish sekretaren shtetërore
Next Article Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?