Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është deklaruar para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Berisha tha se nuk pret ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike.
“Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politike janë deklaruar para takimit”, tha ai.Ndryshe, tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.