By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A po bën sa duhet Maqedonia e Veriut për arsimim të mirëfilltë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > A po bën sa duhet Maqedonia e Veriut për arsimim të mirëfilltë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

A po bën sa duhet Maqedonia e Veriut për arsimim të mirëfilltë!

admin
Last updated: 15/05/2025 14:10
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Maqedonia e Veriut vazhdon të ngec në zhvillimin dhe avancimin e arsimimit të të rinjve. Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria në këtë mandat ka qëllim që arsimi të jenë në një nivel më të lartë, por, fatkeqësisht realiteti është krejtësisht ndryshe, shkruan “Zhurnal.mk”.

Qeveria premton zhvillim të arsimit!

Kryeministri Mickoski ka premtuar edhe një herë se për Qeverinë shkenca është shumë e rëndësishme dhe përbën një nga shtyllat e shtetësisë, prandaj për këtë vit, krahasuar me vitin 2024, buxheti për shkencën dhe projektet që lidhen me shkencën është dyfishuar.

Nëse vitin e kaluar ishte pak më shumë se 5.5 milionë euro buxhet për arsimin, ose 340 milionë denarë, tani ky buxhet është diku rreth 680 milionë denarë.

Kryeministri ka thënë se në periudhën që vjen do të fokusohen edhe më shumë në financimin e shkencës prandaj i ka ftuar të gjitha institucionet e arsimit të lartë, sektorin privat, Akademinë e Shkencave dhe të gjithë të tjerët të përfshihen dhe të dorëzojnë projektet e tyre që do të jenë inovative, shkencore, me të cilat do të arrijmë të dëshmojnë – se edhe Maqedonia e Veriut në kuptim shkencor, është krah për krah me botën e zhvilluar.

Prej atyre projekteve, shkencore dhe aplikative, pritet të ketë më shumë punime shkencore që do të publikohen në revista shkencore me faktor ndikimi, kështu që universitetet do të jenë në një nivel më të lartë në renditjen e ardhshme të listës së Shangait.

UNICEF: Çdo i treti fëmijë jeton në varfëri!

Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri dhe 20,000 fëmijë nuk kanë kujdes shëndetësor, sipas të dhënave të UNICEF-it. Më pak se 37% e fëmijëve të moshës 3 deri në 6 vjeç kanë qasje në arsimin parashkollor, dhe gjysma e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk vazhdojnë në arsimin e mesëm.
Një paketë e re shërbimesh është e nevojshme për të adresuar shkallën në rritje të varfërisë dhe përjashtimit të fëmijëve.

S’funksionon trekëndëshi prindër-fëmijë-mësues!

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një ndër problemet kryesore që arsim është mosfunksionimi i komunikimit të mirëfilltë ndërmjet mesuesve- prindërve dhe nxënësit. Ky është trekëndëshi i artë që duhet të jetë gjithmonë në interes të zhvillimit të arsimit. Fatkeqësisht ka prindër të papërgjegjshëm, të cilët janë tepër të angazhuar me obligimet e tyre ditore dhe nuk kujdesen për fëmijët e tyre. Kjo shkakton ngecje të zhvillimit të fëmijëve, sidomos në arsimin fillor dhe të mesëm, kur fëmijët ende duhet të jenë të lidhur me prindërit dhe nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e arsimit. shkruan “Zhurnal.mk”.

Gjithashtu problem i theksuar është edhe vëmendja jo të mjaftueshme që e tregojnë mësuesit për nxënësit. Mësuesi ose profesori duhet të jetë edukatori kryesor i një fëmijë dhe duhet të dijë se cila është pjesa më e mirë prej tij, nga këtu ai duhet ta nxjerr këtë pjesë të mirë në pah dhe të vazhdojë ta kultivojë atë deri sa fëmiu të krijojë vetbesim dhe të zhvillojë jetën e tij të pavaraur. Mësuesit dhe prindërit duhet të jenë të lidhur çdo ditë dhe të këmbejnë informacione për fëmijët, duke mos e lënë të riun të rrëshqasë në rrugë të gabuar.

Eksperimente në arsim!

- Advertisement -
Ad imageAd image

Thuajse çdo ministër dhe ndryshim i qeverie fillon me diçka të re. Duke menduar se janë dukë bërë më të mirën për nxënësit, ata sjellin vazhdimisht programe të reja mësimore. Këto programe kryesisht janë tëkopjuara ose të mara si modele nga shtete të ndryshme, por kjo fatkeqësisht po jep rezultate negative. Kjo ndodh për shkak se Maqedonia e Veriut nuk ka një strategji të saktë të sajën se si duhet ta zhvillojë arsimin, por vazhdon të kopjojë dhe të bëjë eksperimente në arsim. Në këtë mënyrë edhe nxënësit, edhe prindërit por edhe mësuesit janë të habitur dhe nuk dinë sakt si të fokusohen e të punojnë drejt realizimit të qëllimeve. Programet mësimore duhet të përgatiten nga grupe punuese të përbërë nga këshilltar, mësimdhënës të shkollave fillore dhe profesorë universitar, ndërsa në gjithë procesin e përgatitjes duhet të kyçen ekspertë të lëmive dhe prindërit. shkruan “Zhurnal.mk”.

Për çdo program mësimor duhet të ketë rezultate të cilat çdo nxënës duhet t`i arrijë, përmes përvetësimit të përmbajtjeve dhe pohimeve të caktuara, ndërsa mësimdhënësi do të ndjekë dhe vlerësojë të arriturat e nxënësit, përmes standardeve të dhëna për vlerësim.

Nevojiten trajnime për mësimdhënësit për zbatimin e programeve të reja mësimore
Me rëndësi është që mos të jetë ndërhyrje të politikës ditore në këto procese, mos të ketë mësues e profesorë të punësuar me librezë partiake dhe çdo mësimdhënës të ketë autoritetin e tij.

Mësimi online dhe inteligjenca artificiale, sfidë për arsimin!

Në modën moderne sot flitet për arsimim të avancuar sa që është hapur debati se nëse inteligjenca artificiale do t’i bëjë fëmijët më të zgjuar apo po i lë fëmijët pasiv.

Intelegjenca artificiale përfaqëson një ndryshim paradigme në të nxënë dhe zhvillim. Një nga pikat e forta të tij më të mëdha është mundësia e edukimit të personalizuar – përshtatja e përmbajtjes me ritmin, interesat dhe nevojat e secilit fëmijë.

Për më tepër, intelegjenca artificiale ofron qasje në njohuri të pakufizuara. Përmes modeleve gjeneruese dhe algoritmeve gjuhësore, fëmijët mund të eksplorojnë tema përmes bisedës, duke bërë pyetje dhe duke marrë përgjigje që inkurajojnë të nxënit dhe kreativitetin e tyre të pavarur.

Është veçanërisht e rëndësishme që inteligjenca artificiale mund të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për fëmijët me gjendje të ndryshme neurologjike – të tilla si disleksia, ADHD ose autizmi. Mjetet e inteligjencës artificiale mund të ofrojnë metoda alternative dhe të personalizuara të të nxënit, të cilat arsimi tradicional shpesh i neglizhon.
Edhe pse potenciali është i madh, inteligjenca artificiale nuk është një zgjidhje magjike. Ekziston një shqetësim i vërtetë se mbështetja e tepërt në teknologji mund të zvogëlojë pavarësinë e fëmijëve në të menduar. Marrja e përgjigjeve shpejt pa bërë asnjë përpjekje mund të pengojë zhvillimin e të menduarit kritik dhe këmbënguljes, shkruan “Zhurnal.mk”.
Një rrezik shtesë është shpërqendrimi – pajisjet e inteligjencës artificiale nuk janë të izoluara nga rrjetet sociale, lojërat dhe njoftimet që e ndërpresin lehtësisht vëmendjen. Hulumtimet tregojnë se mbistimulimi mund të ndikojë negativisht në kujtesën e punës dhe përqendrimin.

Intelegjenca artificiale gjithashtu nuk ofron inteligjencë emocionale. Mund të simulojë një bisedë, por nuk mund të zëvendësojë empatinë, lidhjen ose udhëzimin moral njerëzor. Nëse fëmijët kalojnë shumë kohë duke bashkëvepruar me inteligjencën artificiale në vend që të bashkëveprojnë me njerëz të tjerë, zhvillimi i tyre social dhe emocional mund të dëmtohet.//Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Serbi, me autobus kthehej nga Gjermania
Next Article Limani: Vizioni ynë është një shoqëri ku çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?