By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Përkushtimi ynë në procesin e integrimeve evropiane do të forcohet në periudhën që vijon, e ardhmja e qytetarëve maqedonas është në kuadër të familjes evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Përkushtimi ynë në procesin e integrimeve evropiane do të forcohet në periudhën që vijon, e ardhmja e qytetarëve maqedonas është në kuadër të familjes evropiane
Maqedoni

Mickoski: Përkushtimi ynë në procesin e integrimeve evropiane do të forcohet në periudhën që vijon, e ardhmja e qytetarëve maqedonas është në kuadër të familjes evropiane

admin
Last updated: 15/05/2025 13:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Sot, Shkupi është nikoqir i një vizite të rëndësishme.

Pjesëmarrja e kryetarit të Këshillit Evropian, zotit Koshta, nuk është vetëm një konfirmim i bashkëpunimit tonë të thellë diplomatik, por edhe akt real i vëmendjes, mbështetjes dhe interesimit për të ardhmen e shtetit tonë dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor të jetë së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian.

Në këtë etapë të re, kur qytetarët ia besuan përgjegjësinë qeverisë së re maqedonase, detyra ime si kryeministër është të flas hapur, sinqerisht dhe me dinjitet.

E bëj këtë para së gjithash sepse kam detyrë ndaj popullit, por edhe ndaj vetë idesë evropiane, të cilën përpiqemi ta realizojmë me aq këmbëngulje.

Përkushtimi ynë në procesin e integrimeve evropiane do të mbetet dhe do të forcohet në periudhën që vijon, sepse besojmë se e ardhmja e qytetarëve maqedonas është në kuadër të familjes evropiane.

Kryetari Koshta në fjalimin e tij pak më parë tha se rruga drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian është frustruese, e vështirë dhe sfiduese, por ne si qytetarë, si popull, mund të themi se prej vitesh po ecim në rrugën më të vështirë.

Është fakt se këtë rrugë e kanë ndjekur edhe popujt e tjerë që tani janë pjesë e familjes evropiane, por qytetarët e këtij vendi, një prej vendeve më të vogla në zemrën e Ballkanit dhe të Evropës, e kanë ndjekur dhe po e ndjekin rrugën më të vështirë – nëse mund të thuhet kështu – sepse ndodhemi akoma në të njëjtin vend ku ishim para 20 vitesh.
Shpresoj që në periudhën që vijon, së bashku do ta zhbllokojmë këtë proces, me dinjitet, sepse një nga vlerat thelbësore evropiane është pikërisht dinjiteti.

Dhe me dinjitet do të bëhemi pjesë e familjes evropiane. Jam i bindur se kemi vlera, kemi kapacitete, kemi njohuri dhe dimë si ta ndjekim atë rrugë në mënyrën më të shpejtë, ndërsa me ndihmën që personalisht jep kryetari Koshta dhe me mbështetjen dhe ndihmën që kemi nga Komisioni Evropian dhe nga vendet anëtare, jam i sigurt se do të bëjmë reforma cilësore dhe reforma që do të sigurojnë një të ardhme evropiane për shtetin tonë dhe për qytetarët tanë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bekim Qoku, zyrtarisht koordinator i grupit parlamentar të VLEN
Next Article Përplasje mes Dimitar Apasiev dhe Petar Ristevski në korridoret e Kuvendit, ndërhyn sigurimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?