By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “A do të ketë një marrëveshje për kampet e emigrantëve?” Rama: Jemi besnikë ndaj ‘martesës’ me Italinë, pjesa tjetër është ‘dashuri’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “A do të ketë një marrëveshje për kampet e emigrantëve?” Rama: Jemi besnikë ndaj ‘martesës’ me Italinë, pjesa tjetër është ‘dashuri’
Shqipëri

“A do të ketë një marrëveshje për kampet e emigrantëve?” Rama: Jemi besnikë ndaj ‘martesës’ me Italinë, pjesa tjetër është ‘dashuri’

admin
Last updated: 15/05/2025 14:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri, Edi Rama dhe ai i Britanisë së Madhe, Kier Starmer në një konferencë për shtyp kanë folur në lidhje me samitin evropian që do të mbahet të premten në Tiranë, ndërsa u janë përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me emigracionin.

Rama dhe Starmer u pyetën nga një gazetar britanik nëse do ketë marrëveshje të ngjashme si me Italinë për kampe emigrante, ku kreu i qeverisë u përgjigje se nuk do të ketë.

Më tej vazhdoi me batutë se ‘jemi besnikë martesës me Italinë’. Ndër të tjera Rama tha se vende të tjera e kanë propozuar, por që u ka thënë ‘jo’, raporton Tch.

“Kam qenë i qartë qysh prej ditës së parë që kur nisëm procesin me Italinë, ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak marrëdhënies sonë të veçantë, por edhe për shkak të situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, janë kanë kërkuar shumë vende dhe u kemi thënë jo. Jemi besnikë ndaj martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është dashuri”, tha kryeministri.

Ndërsa, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh “Po e diskutojmë si çështje me një sërë shtetesh, e shoh si çështje novatore dhe të rëndësishme, është në përputhje me punën që ne kemi bërë edhe për zbatimin e ligjit, marrëveshjet që kemi për kthimet. Ajo që dua të bëj është të shtoj këto qendra kthimi. Qeveria e mëparshme ka bërë një eksperiment me kufijtë e hapura dhe nuk kanë ekzaminuar kërkesat për azil. Shumë prej tyre mbahen sepse nuk merrnin përgjigje, këto ishin paratë e tatimpaguesit dhe kjo është situata skandaloze që ne kemi gjetur. Puna që kemi bërë me Shqipërinë është jetike. Më vjen mirë që kemi përveshur mangët dhe kemi kthyer 24 mijë persona që kanë ardhur në mënyrë të paligjshme”.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare
Next Article “Fol me Sllobën” Gërvalla rikujton bisedën Thaçi–Grabovci për Listën Serbe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?