By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në dy vitet e fundit, kultivuesit e qershive kanë pësuar humbje të mëdha
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Në dy vitet e fundit, kultivuesit e qershive kanë pësuar humbje të mëdha
Ekonomi

Në dy vitet e fundit, kultivuesit e qershive kanë pësuar humbje të mëdha

admin
Last updated: 17/05/2025 16:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Që prej vitesh të ardhurat i siguronte nga qershitë, por, dy vitet e fundit, Ibraim Fejzullai nga Tetova po shënon vetëm humbje. Moti i ligë dhe temperaturat e ulëta, ashtu sikurse vitin e shkuar edhe sivjet i dëmtuan të gjitha qershitë dhe kajsitë. Humbjen e llogarit në rreth 20 mijë euro.

“Treqind rrënjë i kam, asgjë nuk mbijetoi nga i ftohti. I zhduku i ftohti të gjitha asnjë kokërr nuk mbeti. Nga këto 300 rrënjë kam nxjerr ndonjë vit 15 ndonjë vit 12 ton sikundër kanë dhënë fruta. Dhe i kam shitur kam nxjerr të ardhura për të mbijetuar, por sivjet i ftohti, vitin e shkuar breshëri dhe ja kemi ra në kolaps gati më. Asnjë të ardhur nga qershitë s’ka që prej dy vitesh”, tha Ibrahim Fejzullahu, bujk.

Fejzullahu, dëmin e paraqiti në komunën e Tetovës, dhe pret që të ndihmohet sepse përndryshe, pa ndihmën e komunës, me subvencione që nuk lëshohen, thotë që këtë punë do duhet ta braktisë.

“Katër pesë herë brenda viti duhet spërkatje, një spërkatje kushton 300-350 euro varësisht nga kimikalet. Nëse na ndihmon komuna ose Qeveria mirë do ishte, nëse jo do e lejmë krejt këtë gjë dhe aq. Do shkojmë para komunës të kërkojmë punë. Me çka tjetër të jetojmë. Nëse s’na ndihmojnë do e lejmë se s’kemi të ardhura t’i mirëmbajmë. S’kemi fuqi më. Edhe subvencionet ku na japin ku s’na japin. Nuk janë të rregullt ende subvencionet si kemi. Është dashur në mars t’i lëshojnë se atëherë na duhet për farat, jo kur t’u kujtohet. Por s’kanë çka na duhen mes vere”, shtoi Ibrahim Fejzullahu, bujk.

Komuna e Tetovës, nuk formoi komision për dëmshpërblim të tyre, por premtojnë se do iu ndihmojnë përmes këshillit komunal.

“Shkaku se është numri i vogël i bujqve që kërkuan dëmshpërblim, nuk mund të formohet komision i veçantë për këto bujq. Andaj në mbledhjen e radhës të këshillit në bazë të mundësive që kemi si komunë, do iu ndihmojmë përmes ndihmës financiare që do të ndajë këshilli”, theksoi Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Përndryshe, Komuna e Tetovës dhe Qeveria, nuk kanë dëmshpërblyer ende as 500 bujqit që vitin e shkuar pësuan dëme nga breshëri, shkaku i të cilës, shumica e tyre sivjet as që kanë mbjell tokat.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Familjar, miq dhe persona nga nisma “Kush është i radhës” kanë nisur protestën tjetër në Koçan
Next Article Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?