By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Banka Popullore lehtëson kushtet për klientët e Bankës ALTA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Banka Popullore lehtëson kushtet për klientët e Bankës ALTA
EkonomiMaqedoni

Banka Popullore lehtëson kushtet për klientët e Bankës ALTA

admin
Last updated: 12/11/2026 15:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Banka Popullore vazhdon me lehtësimin gradual të kushteve për klientët e Bankës ALTA, në mes të krizës në të cilën është përfshirë banka serbe. Me ndryshimin më të fundit të aktvendimit për administrim të përkohshëm, mundësohet pagesa e pagave, së bashku me pagesën e tatimeve dhe kontributeve përkatëse, për kompanitë që gjatë tre muajve të fundit kanë kryer rregullisht pagesën e pagave përmes llogarive të pagesave në bankë.

“Kjo mundësi u referohet kompanive për të cilat pagesa e pagave përmes Bankës ALTA ShA Manastir paraqet një praktikë të vendosur, përkatësisht kompanive që e kanë shfrytëzuar vazhdimisht bankën për këtë qëllim edhe gjatë tre muajve para miratimit të vendimit. Gjithashtu, shuma e mjeteve që mund të përdoren nga llogaria e pagesave e kompanisë në Bankën ALTA për pagesën e pagave mund të jetë deri në 5% më e lartë në krahasim me shumën e përgjithshme të pagave të paguara në muajin tetor.”, thanë nga Banka Popullore.
Banka Popullore thotë se po e ndjek me kujdes situatën e krijuar dhe do të vazhdojë me masa adekuate edhe në periudhën në vazhdim.
“Banka Popullore e ndjek me kujdes gjendjen në Bankën ALTA ShA Manastir dhe vazhdon t’i përshtatë masat, duke i marrë parasysh kushtet e punës së Bankës dhe nevojat e klientëve të saj. Me këtë rast, prioritet mbeten mbrojtja e interesave të klientëve dhe lehtësimi gradual i kufizimeve, duke ruajtur kontrollin përkatës mbi daljet e mjeteve.”, thanë nga Banka Popullore.
Ndërkohë po hapen sportele të reja për t’u shërbyer klientëve. Pas Tetovës dhe Strumicës, sportele janë hapur edhe në lagjen Aerodrom të Shkupit. Nga 10 nëntori, klientët po përdorin shërbime bankare elektronike dhe mobile, sipas limitit prej 15.000 denarë në javë për klientët që posedojnë kartela pagesore, dhe deri në 20.000 denarë për dy javë për ata që nuk posedojnë.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fotoja familjare e samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin
Next Article DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?