By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Huawei prezantoi laptopin super të hollë MateBook Fold
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Huawei prezantoi laptopin super të hollë MateBook Fold
Teknologji

Huawei prezantoi laptopin super të hollë MateBook Fold

admin
Last updated: 21/05/2025 08:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kompania Huawei ka prezantuar një laptop të ri super të hollë, trashësia e të cilit është e krahasueshme me shumë smartphone.

Bëhet fjalë për modelin MateBook Fold, i cili ka një ekran OLED me trashësi prej 7.3 mm kur është i hapur, dhe 14.9 mm kur është i mbyllur.

Për krahasim, laptopi Lenovo ThinkPad X1 Fold ka një trashësi prej 8.6 mm kur është i hapur dhe 17.4 mm kur është i mbyllur. Megjithatë, ndryshe nga ky model, MateBook Fold për momentin është i disponueshëm vetëm në Kinë me një çmim rreth 3300 dollarë.

MateBook Fold përdor një ekran 18 inç, i cili paloset në një kënd prej 90 gradësh, duke formuar një ekran të sipërm prej 13 inç, që imiton një laptop tradicional – por me tastierë digjitale në vend të asaj fizike.

Pajisja peshon vetëm 1.16 kilogramë, përdor ekran OLED me rezolucion 3.3K (3.296 x 2.472 pikselë) dhe arrin ndriçim maksimal deri në 1.600 nits. Laptopi vjen me deri në 32 GB RAM dhe 2 TB memorie të brendshme.

Me këtë laptop ka debutuar edhe sistemi operativ HarmonyOS 5 i Huawei-t për PC. Huawei fillimisht e kishte lançuar HarmonyOS për Android, por më pas e solli sistemin operativ edhe në kompjuterë, pasi humbi qasjen në Microsoft Windows në muajin mars, për shkak të sanksioneve amerikane. Ky sistem operativ është i disponueshëm edhe në modelin e ri MateBook Pro.

You Might Also Like

Shkencëtarët zviceranë testojnë robotin që mund të kërkojë jetë në Mars

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Zbulohen detajet e para për Honor 600 Pro

Muskujt artificialë të fuqizuar nga ajri mund t’i ndihmojnë robotët të ngrenë 100 herë peshën e tyre

Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Shqipëri mot i vranët dhe me shi
Next Article Gjendet eksploziv te Veliera në Durrës, momenti kur kryhet shpërthimi i kontrolluar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?