By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me plotësim të procedurës dëshmuese vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me plotësim të procedurës dëshmuese vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
MaqedoniTOP LAJM

Me plotësim të procedurës dëshmuese vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

admin
Last updated: 21/05/2025 08:16
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 maj – Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Në seancën e fundit përfundoi procedura dëshmuese dhe filloi me plotësimin e provave. Dëshmi shtesë ka dhënë Prokuroria ndër të cilat kishte xhirime nga kamerat e sigurisë tek Velibor Manev, të cilët, sipas Prokurorisë, tregojnë se të pandehurit paraprakisht janë përgatitur për ngjarjen dhe jo vetëm për rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës. Në xhirimet që ishin treguar në Gjykatë, shihet qartë momenti kur Manev e vendos lopatën në automjetin “Reno Kangu”.

Në deklaratë për mediat, prokurorja Ana Stojkoviq, sqaroi se xhirimi është prezantuar në përgjigje në pohimin e të pandehurve në rrëfimet e tyre se ata në të vërtetë nuk kanë pasur motiv për të vrarë, por janë nisur për të marrë peng njerëz.

Kur u pyet nëse po e kërkonin ende armën, ajo u përgjigj se kishin dëshmi të mjaftueshme për të treguar fajësinë e pesë të pandehurve.

E pyetur nëse ende mbeten në qëndrimin se motivi është lakmia, prokuroria Zhaklina Trajkovska u përgjigj me pohim.

“Absolutisht, kjo çështje ka të bëjë me interesin vetjak. Që nga fillimi deri në kryerjen e veprave, të pandehurit ranë dakord së bashku dhe u koordinuan për të ndërmarrë të gjitha veprimet me qëllim arritjen e përfitimit të tyre. Vrasja e Vanjës vërteton se të gjithë i ndërmorën veprimet së bashku, vetëm për këtë arsye”, tha Trajkovska.

Paraprakisht, Prokuroria paraqiti se i pandehuri Bore Videvski nuk ishte në vendin e tij të punës ditën e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës dhe Pançes, dhe në të njëjtën kohë nuk ka të dhëna të disponueshme për një provë të të shtënave me armën që e posedonte i pandehuri.

Në një deklaratë për mediat, mbrojtja e Palevskit dhe Videvskit kërkoi ekspertizën shtesë të gëzhojës.

Avokati Bojan Manev vuri në dyshim mungesën e gjurmëve të të shtënave nga arma e Bore Videvskit në bazën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke e konsideruar atë kontradiktore. Ai pretendon se ka një certifikatë ligjshmërie për armën, por nuk ka të dhëna se është qëlluar me të, të cilën ai e quan një mbikëqyrje ose neglizhencë të qëllimshme.

Avokati Jovica Strashevski kërkoi ekspertizën e gëzhojës së gjetur në vendin e vrasjes së Pançe Zhezhovskit, duke e kritikuar Prokurorinë për mos hetimin e të gjitha pistoletave të rregullta. Sipas raporteve, gëzhoja nuk përputhet me të dhënat ekzistuese, ndërsa edhe pse Videvski ka leje për mbajtje të armëve nga viti 1998, nuk ka të dhëna që tregojnë se është qëlluar me të.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në fillim të seancës së kaluar dëgjimore, në pjesën e provave, i pandehuri Ljupço Palevski paraqiti shënime zyrtare nga video provat e kamerave të Hotel Romantik, të cilat, sipas shpjegimit të tij, vërtetojnë pjesëmarrjen e tre personave, jo katërve, në rrëmbimin e Pançe Zhezovskit.

Avokati Vladimir Tufegxhiq, avokat mbrojtës i të pandehurit Aleksandar Gjorçevski, paralajmëroi një plotësim të procedurës së provave në pjesën për gjendjen pronësore të Aleksandarit dhe procedurën që po zhvillohet për denacionalizimin e pronës së rëndësishme në Kuçkovë.

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

- Advertisement -
Ad imageAd image

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot vazhdimi i 19-të i seancës konstituive
Next Article Presidentja Siljanovska Davkova do të flasë në Forumin për diplomacinë kulturore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?