By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Nikollovski në Londër për marrëveshjen për partneritet strategjik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Nikollovski në Londër për marrëveshjen për partneritet strategjik
MaqedoniTOP LAJM

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Nikollovski në Londër për marrëveshjen për partneritet strategjik

admin
Last updated: 21/05/2025 09:31
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Londër, 21 maj – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot dhe nesër ndodhet për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar ku do të nënshkruhet marrëveshja Qeveri me Qeveri në suaza të marrëvehsjes për partneritet strategjik mes dy vendeve, me të cilën Maqedonia e Veriut merr vëllimin më të madh historik të mjeteve për realizim të projekteve kapitale prej gjashtë miliardë eurove.

Vozita e Nikollovskit është me ftesë zyrtare nga qeveria britanike, ndërkaq pason pasi që Qeveria dje e miratoi Marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

Në delegacionin qeveritar të cilin do ta kryesojë Nikollovski, janë edhe nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, drejtori i NP për Infrastrukturë hekurudhore, Sinisha Ivanovski.

Me marrëveshjen që do të nënshkruhet, qëllimi është të vendoset partneritet për mbështetje të realizimit të projekteve infrastrukturore në sektorët shëndetësi, transport, teknologji, energjetikë, transformim digjital dhe sektorë të tjerë kyç në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projektet e planifikuara me marrëveshjen janë ndërtimi dhe rikonstruimi i Korridorit 10 nga Tabanoci deri në Gjevgjeli që vlerësohet se do të kushtojë dy miliardë euro, ndërsa rreth 200 milionë euro do të kushtonte ndërtimi i Spitalit klinik, Fakultetit të mjekësisë dhe Konviktit të studentëve në Shtip, rikonstruimi i plotë i Spitalin klinik në Tetovë si dhe ndërtimi i spitalit të ti me shtëpi të re shëdneti në Kërçovë.

Sipas agjendës, Nikollovski sot do të takohet me Dejm Anxhela Igëll, ministre për siguri kufitare dhe azil në Ministrinë britanike të Punëve të Jashtme me përgjegjësi për përballje me emigracionin e parregullt, ndërkaq do të ketë tkaime edhe me përfaqësues të Instrumentit për financim. Nesër është ceremonia kryesore e nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare. Nënshkrim në dokumentin do tl vebdosin zëvendëskryeministri Nikollovski dhe Geret Tomas, ministër për shërbime, biznese të vogla dhe eksport në Ministrinë e Biznesit dhe Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar. Është paraparë që ai tër ealizojë takim edhe me drejtorin e kompanisë ajrore Rajaner, prej ku pritet të dalin edhe fluturime të reja drejt Shkupit.

Nikollovski vlerësoi se nënshkrimi i marrëvehsjes ndërqeveritare paraqet moment historik sepse bëhet fjalë për marrëveshjen deri më tani më voluminoze të silën e ka arritur Maqedonia me një shtet, i cili është aleat kyç perëndimor, ndërkaq njëherit edhe superfuqi botërore.

“Ky nuk është çfarëdo shteti, është fuqia e dytë botërore, një shtet me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm brenda Aleancës së NATO-s, është pjesë e qytetërimit perëndimor, vendos në dispozicion më së shumti mjete dhe për mua është momenti më i rëndësishëm politik meqë po hyjmë në partneritet me një aleat kyç perëndimor që përcakton qartë politikën e Qeverisë, por po ashtu edhe pozicionin e Maqedonisë si shtet i orientuar pro-perëndimor dhe shtet që respekton vlerat euroatlantike. Gjithashtu më vjen mirë që Mbretëria e Bashkuar njoftoi se kishte arritur marrëveshje me BE-në, që do të thotë se kemi tre aleatët kryesorë të Maqedonisë në një paketë, përkatësisht BE-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Nikollovski dje kumtoi se është shumë me rëndësi që në pajtim me Marrëveshjen do të këmbehen njohuri dhe praktika duke i shfrytëzuar ekspertizë nga Qeveria e Britanisë së Madhe dhe nga subjektet afariste britanike për mbështetje të realizimit të projekteve por gjithashtu edhe në transformimin e administratës publike dhe sektorit privat me ekspertizë nga komuniteti afarist nga MB por edhe nga agjencitë qeveritare.

“Ky bashkëpunim do të jetë në përputhje me legjislacionin ekzistues, rregullat dhe politikat në fuqi të secilit prej dy vendeve. Pjesëmarrësit do të punojnë së bashku për të hulumtuar mundësitë për të mobilizuar mjete për të financuar projekte dhe, ajo që është shumë më thelbësore, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar konfirmon interesin dhe kapacitetin e saj përmes Instrumentit të Financimit të Eksportit ose UKEF, duke vënë në dispozicion pesë miliardë paundë ose gjashtë miliardë euro për projekte në Maqedoni. Theksoj se ky do të jetë financimi i projektit dhe financimi që do të shkojë ekskluzivisht me realizimin e projekteve”, tha Nikolloski.

Sipas tij, kushtet për kthimin dhe normat e interesit për mjetet nga marrëveshja do të jenë më të mira se cila do huamarrje deri më tani. Dinancimi do të jetë i lidhur me projektin. Tek disa projekte afatizimi do të jetë më i shkurtë, tek disa më i gjatë, do të varet nga kondicioni i ekonomisë dhe buxhetit të Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu edhe nga realizimi i projekteve”, tha Nikollovski.

Lidhur me normat e interesit, theksoi se “fillimisht është e mundur të lëvizim edhe nën shkallën e inflacionit”, por hollësitë do të thuhen për një muaj, një muaj e gjysmë.

Kryeministri Hristian Mickoski dhe kryeministri britanik Kir Starmer javën e kaluar në takimin e mbajtur në kaudër të Samitit të Komunitetit politik evropian në Tiranë, u dakorduan për marrëveshje për partneritet strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe, e cila vlerësohet si historike, ndërsa do të thotë bashkëpunim akoma më i fuqishëm dhe mundësi për përforcim të dialogut politik.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lojtari i kombëtares izraelite vdes në moshën 31-vjeçare, luajti ndeshjen e fundit dy muaj më parë
Next Article Komunikacioni i rregullt, nuk ka pengesa

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?