By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski: Miratohen ndryshimet në Ligjin për punët e jashtme, hap thelbësor për profesionalizimin e diplomacisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski: Miratohen ndryshimet në Ligjin për punët e jashtme, hap thelbësor për profesionalizimin e diplomacisë
Maqedoni

Mucunski: Miratohen ndryshimet në Ligjin për punët e jashtme, hap thelbësor për profesionalizimin e diplomacisë

admin
Last updated: 21/05/2025 11:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 maj – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, informoi nëpërmjet rrjeteve sociale se dje Kuvendi, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, miratoi ndryshimet në Ligjin për Punë të Jashtme, që sipas tij, paraqet hap thelbësor drejt profesionalizimit të diplomacisë dhe përmirësimit të kushteve për diplomatët maqedonas jashtë vendit.

Ministri Mucunski informoi se pas më shumë se një dekade, po bëhen ndryshime thelbësore, duke krijuar kornizë të qartë ligjore për zbatimin e dy prioriteteve kryesore: profesionalizimin e shërbimit diplomatik dhe përcaktimin e kompetencave të Ministrisë në fushën e tregtisë së jashtme dhe investimeve.

“Ndryshimet parashikojnë rritje të përqindjes së ambasadorëve nga radhët e diplomatëve të karrierës, zgjatje të mandatit të diplomatëve të dërguar në katër vjet (në vend të tre viteve të mëparshme), si dhe rregullimin e procedurës për emërimin e ambasadorëve dhe rolin e Parlamentit në atë procedurë. Përveç kësaj, është futur mundësia e emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm shtetëror jashtë vendit, nëse ka një interes të veçantë për vendin”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Ndryshimet i mundësojnë Ministrisë që në mënyrë sistematike të marrë përsipër detyrimet që lidhen me krijimin e politikave për tregtinë dhe investimet e jashtme – një segment që nuk është specifikuar institucionalisht nga asnjë ligj tjetër deri më tani.

“Kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit të diplomacisë, përmirësimit të kushteve të punës së diplomatëve maqedonas jashtë vendit, si dhe pozicionimit të duhur të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në fushën e tregtisë së jashtme dhe investimeve”, ka shkruar Mucunski në njoftim.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet teksa po fuste para në xhep kryebashkiaku italian
Next Article Trump zbulon planet dhe detajet rreth sistemit të mbrojtës ‘Kupola e Artë’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?