By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mësimi dual, Kurti në Skenderaj: Një model që lidh shkollën me ekonominë, dijen me zanatin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mësimi dual, Kurti në Skenderaj: Një model që lidh shkollën me ekonominë, dijen me zanatin
Maqedoni

Mësimi dual, Kurti në Skenderaj: Një model që lidh shkollën me ekonominë, dijen me zanatin

admin
Last updated: 21/05/2025 11:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar në Skenderaj, ku tha po mbahen provimet e para praktike për gjeneratën e parë të nxënësve që ndjekin sistemin dual të arsimit profesional në katër profile të ndryshme.

Kurti në një postim në Facebook tha se është hera e parë në historinë e arsimit në Kosovë që zbatohet në këtë përmasë një model që lidh shkollën me ekonominë, dijen me zanatin, të ardhmen me mundësinë reale të punësimit.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

Suksese e urime gjeneratës së parë të arsimit dual në Kosovë!

Dje dhe sot, në Skenderaj, po mbahen provimet e para praktike për gjeneratën e parë të nxënësve që ndjekin sistemin dual të arsimit profesional në katër profile të ndryshme – muratorë dhe punëtorë të ngjashëm.

Më 4 prill 2022, në këtë komunë u nënshkruan kontratat e para të marrëveshjeve të mësimit në kompani. Tre vjet më vonë, po korrim frytet e këtij vizioni të përbashkët për një arsim që përgatit të rinjtë tanë jo vetëm me dije teorike, por edhe me aftësi praktike në përputhje të drejtpërdrejtë me kërkesat e tregut të punës.

Kjo është hera e parë në historinë e arsimit në Kosovë që zbatohet në këtë përmasë një model që lidh shkollën me ekonominë, dijen me zanatin, të ardhmen me mundësinë reale të punësimit – ashtu që për çdo diplomë të kemi vend pune, por edhe çdo vend pune të jetë me një diplomë shkolle paraprake.

Suksese në provime dhe urime për certifikimin. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB me detaje për aksidentin në rrugën Prilep – Gradsko, është lënduar një person
Next Article Çokollatë e shijshme e ngrohtë: Pije pa qumësht dhe pa sheqer

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?