By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mediat online me vendim për tërheqje nga agregatorët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mediat online me vendim për tërheqje nga agregatorët
Maqedoni

Mediat online me vendim për tërheqje nga agregatorët

admin
Last updated: 21/05/2025 12:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 maj – Pas pranimit të njoftimeve dhe marrëveshjeve të propozuara nga agregatorët e lajmeve për marrjen e përmbajtjeve pa kompensim, të martën më 20 maj, në organizim të Shoqatës ONLINEMEDIA.mk, përfaqësues të një grupi më të madh të portaleve në Maqedoni, mbajtën një takim dhe diskutuan mbi problemin.

Në fund të diskutimit, shumica e përfaqësuesve të portaleve u pajtuan dhe e nënshkruan qëndrimin e mëposhtëm:

„Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për të Drejtat Autoriale dhe të Drejtat e Përafërta (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 87/2005), ju njoftojmë se nuk i pranojmë marrëveshjet tuaja të propozuara të dërguara së fundmi në redaksitë tona, për të drejtën e marrjes së informatave, fotografive dhe videove tona. Nëse kjo marrje e paautorizuar vazhdon nga ana juaj, do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa për mbrojtjen e të drejtave autoriale.

Të gjithë nënshkruesit kërkojnë që të largohen nga agregimi i mëtejmë i informatave, duke filluar nga data 21 maj 2025, deri në arritjen e një marrëveshjeje eventuale.

Si shoqatë e portaleve, OnlineMedia.mk ju qëndron në dispozicion për bisedime.“

Këtë qëndrim e nënshkruajnë dhe e ndajnë portalet e mëposhtme:

A1ON, Brif, Vistina, Denar, Deneshen, Ekspres, Espreso, 24Info, Kurir, Libertas, Lider, Lokalno, MKD, Nezavisen, Net Pres, 4NEWS, Plusinfo, Republika, Racin, Sloboden Pecat, 360 Stepeni, Telegrafi, Točka, Trn, Faktor, Fokus, MMS, Kanal77 dhe Crnobelo.

Portalet sportive:

Ekipa, Gol, Derbi, Makfudbal, 24Fudbal, Kosh, 24Rakometa, Sport 1, SportM, Sportmania, Sportsport, Sportksi dhe Supersport.

Qëndrimin e ndajnë me nënshkrim edhe portalet e televizioneve maqedonase:

Alfa, Alsat-M, Kanal 5, Sitel dhe Telma.

Përveç 45 portaleve të përmendura, Shoqata OnlineMedia.mk pret që këtij qëndrimi t’i bashkohen edhe portale të tjera, pronarët apo përfaqësuesit e të cilëve për arsye objektive nuk kishin mundësi të marrin pjesë në takimin e mbajtur më 20 maj, në hapësirat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari takon Edi Ramën
Next Article Ana me dedikim të veçantë për Kevinin: Parajsa është një vend në tokë me ty

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?