By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Nuk e di emrin e guvernatorit të ri, do të kem takim me presidenten
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Nuk e di emrin e guvernatorit të ri, do të kem takim me presidenten
Maqedoni

Mickoski: Nuk e di emrin e guvernatorit të ri, do të kem takim me presidenten

admin
Last updated: 21/05/2025 14:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 maj – Kryeministri Hristian Mickoski thotë se nuk e di emrin e guvernatorit të ri të Bankës Popullore, por paralajmëroi se do të takohet me presidenten e shtetit e cila pritet që gjatë ditës ta dorëzojë propozimin në Kuvend.

“Nuk e di emrin. Menjëherë pas kësaj ngjarje do të kem takim me presidenten dhe supozoj se do ta marr vesh emrin”, deklaroi Mickoski gjatë vizitës së sotme në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

I pyetur nëse do ta mbështesë propozimin për guvernator të cilin do ta propozojë presidentja Siljanovska – Davkova ose kjo do të varet nga ajo se kush do të propozohet, Mickoski tha se i di emrat e kandidatëve të cilët patën bisedë me presidenten dhe se për të gjithë ata ka mendim.

Sot pritet të bëhet i ditur propozimi për guvernator të cilin do ta propozojë presidentja Siljanovska – Davkova. Ajo në deklaratë për mediat tha se procedura do të përfundojë para se të shkojë për Itali, duke konfirmuar se guvernator do të jetë një nga kandidatët të cilët përmenden në publik.

“Nuk thuhet kurrë publikisht më parë, por përkundrazi i dërgohet organit dhe Kuvendi vendos. Kjo do të finalizohet sot para se të nisem për në Itali”, tha Siljanovska Davkova në një deklaratë për gazetarët pas Forumit të sotëm mbi Diplomacinë Kulturore të mbajtur në kabinetin e saj.

Në mesin e tre kandidatëve për guvernator janë guvernatorja aktuale Anita Angellovska-Bezhoska, profesori në Fakultetin Ekonomik në Shkup Trajko Sllaveski dhe ish-ministri i Financave Zoran Stavreski. Mandati i guvernatores aktuale Anita Angellovska Bezhoska skadon sot, por ligji përcakton që ajo duhet të mbajë detyrën deri në zgjedhjen e një guvernatori të ri. Angellovska Bezhoska mori detyrën më 22 maj 2018. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë
Next Article Postecoglou: Finalja në Ligën e Evropës është shansi ynë për trofe dhe Ligën e Kampionëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?