By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OSBE forcon kapacitetet e magjistratëve për teknikat hetimore mbi pastrimin e parave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > OSBE forcon kapacitetet e magjistratëve për teknikat hetimore mbi pastrimin e parave
Shqipëri

OSBE forcon kapacitetet e magjistratëve për teknikat hetimore mbi pastrimin e parave

admin
Last updated: 21/05/2025 15:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, zhvilloi një trajnim të specializuar për ndërtimin e kapaciteteve, me qëllim forcimin e aftësive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve për hetimin dhe gjykimin e rasteve të ndërlikuara të pastrimit të parave.

Rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë morën pjesë në trajnim, përfshirë 13 gjyqtarë dhe prokurorë nga Akademia e Drejtësisë në Prishtinë.

Gjatë seminarit dyditor, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime mbi aspekte kyçe të hetimeve financiare, teknikat e mbledhjes së provave dhe mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Sesionet theksuan rëndësinë e kuptimit të flukseve financiare, strukturave të pronësisë përfituese dhe përdorimit efektiv të kontabilitetit në proceset gjyqësore.

Trajnimi përfshiu raste praktike studimore dhe diskutime ndërmjet kolegësh, të dizajnuara për të nxitur bashkëpunimin midis aktorëve të sistemit gjyqësor dhe për të promovuar praktikat më të mira në gjykimin e bazuar në prova.

Programi, gjithashtu, trajtoi sfidat që paraqesin prirjet e reja në krimin financiar, përfshirë përdorimin e monedhave dixhitale dhe të strukturave financiare “offshore”.

“Shqipëria po fillon të shohë rezultate nga institucionet e saj të reja gjyqësore, por më shumë punë mund dhe duhet të bëhet. Hetimi dhe gjykimi i përmirësuar dhe i përforcuar i veprave penale të lidhura me pastrimin e parave është thelbësor për të garantuar përgjegjshmërinë, transparencën dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë”, tha ambasadori Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së.

Veprimtaria ishte pjesë e përpjekjeve më të gjera të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur reformën në drejtësi, përmirësimin e efektivitetit të drejtësisë penale dhe për të kontribuar për qeverisjen e mirë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Prezenca e OSBE-së ka qenë një partnere e qëndrueshme e sistemit gjyqësor, duke i ofruar mbështetje të vazhdueshme në procesin e zhvillimit profesional dhe ndërtimin e institucioneve. Prezenca do të vijojë të mbështesë konsolidimin dhe funksionimin efikas të institucioneve të drejtësisë.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Djali i Donald Trump thotë se ‘ndoshta një ditë’ do të kandidojë për president të SHBA-së
Next Article Tripunovski nga Bosilova: Me grumbulluesit e patates së re u arrit marrëveshje në dobi të bujqve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?