By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çahet xhami në kabinë, avionin i linjës Tiranë–Oslo kishte bërë ulje emergjente në Kroaci
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Çahet xhami në kabinë, avionin i linjës Tiranë–Oslo kishte bërë ulje emergjente në Kroaci
Shqipëri

Çahet xhami në kabinë, avionin i linjës Tiranë–Oslo kishte bërë ulje emergjente në Kroaci

admin
Last updated: 23/05/2025 08:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një incident i rrezikshëm ndodhi të martën me kompaninë ajrore Norwegian Air, kur fluturimi DY1935 nga Tirana drejt Oslos u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Splitit në Kroaci, për shkak të një çarjeje në dritaren e kabinës së pilotit dhe një rënieje të papritur të presionit të ajrit në kabinë.

Një dëgjues në frekuencë raportoi: “DY1935 po devijon në Split për shkak të dritares së çarë dhe humbjes së presionit”, raporton euronews.al

Në Aeroportin e Splitit, situata kaloi në gjendje alarmi, ku të gjitha shërbimet e emergjencës – zjarrfikësit, ambulancat, infermierët dhe forcat e policisë – u vendosën në gatishmëri në pistë.

Për fat të mirë, pilotët arritën ta ulin avionin në mënyrë të sigurt dhe nuk pati asnjë të lënduar në bord.

Nga burime të pakonfirmuara, mësohet se ky ishte incidenti i dytë brenda të njëjtës ditë për të njëjtin avion. Më herët, gjatë mëngjesit, avioni që operonte fluturimin DY1934 Oslo–Tiranë, ishte detyruar të devijonte në Berlin, për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe për të shqyrtuar procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë, që ka ndodhur brenda disa orësh.

Fakte për incidentin:

Data e incidentit: 20 maj 2025

Linja ajrore: Norwegian Air Shuttle

Numri i fluturimit: DY1935

Itinerari: Nisja nga Tirana, Shqipëri – Destinacioni: Oslo, Norvegji

Regjistrimi i avionit: LN-NIP

Lloji i avionit: Boeing 737-800

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Napoli dhe Interi në aktin e fundit për Scudetto – çdo pikë vendos kampionin e Serie A
Next Article Trump ndalon Harvardin të pranojë studentë të huaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?