By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Veç je femër se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti”, debat i ashpër mes Robert Berishës dhe Afërdita Paqaradës në emision
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > “Veç je femër se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti”, debat i ashpër mes Robert Berishës dhe Afërdita Paqaradës në emision
Showbizz

“Veç je femër se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti”, debat i ashpër mes Robert Berishës dhe Afërdita Paqaradës në emision

admin
Last updated: 23/05/2025 08:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një debat i ashpër është zhvilluar të enjten mbrëma në emisionin televiziv “Krejt n’Debat” mes këngëtarit të njohur Robert Berisha dhe ish-missit Afërdita Paqarada, i cili ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale dhe opinionin publik.

Tema e diskutimit, e cila nisi rreth menaxhimit të jetës personale dhe imazhit publik, shpejt mori një kah tjetër kur tensionet mes dy të ftuarve u rritën ndjeshëm. Afërdita Paqarada u shpreh me tone këshillimi ndaj Robertit, duke i thënë:

“Në çdo punë, në çdo projekt duhet të menaxhosh, edhe jetën tënde duhet të menaxhosh, Robert. Mos e merr për keq, kjo është si një këshillë normale. Ti duhet të kesh pak konsideratë. Pikërisht kjo është arsyeja që ty ta nxjerrin vetëm anën negative, për sjelljen tënde ofenduese dhe fyese. Normal që edhe mediat sillen në tjetër mënyrë”.

Por këto fjalë duket se nuk u pritën mirë nga këngëtari, i cili reagoi ashpër duke deklaruar: “O s’bon me iu lon juve me fol se ju flisni përmendësh. S’po du me të ofendu, por moj u bëj e mençur këtu se je femër, se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti”.

Kjo deklaratë e Berishës u pa nga shumë si seksiste dhe ofenduese, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Paqarada, e cila u përgjigj: “Me qenë mashkull, hajde e shohim se unë ushtroj kick boks e dalim unë e ti si mashkull e femër. Çka është kjo sjellje? Dëgjom, nëse kemi këtë nivel të bisedës, nuk mendoj që mua më takon të flas”.

Përplasja u ndërpre më pas nga moderatori i emisionit, i cili tentoi të qetësonte situatën dhe të rikthente debatin në një rrjedhë më të moderuar. Reagimet në rrjete sociale ishin të shumta, me ndjekës që ndanë mendime të ndryshme. Disa u shprehën në mbështetje të Afërditës për qëndrimin e saj të qetë dhe të argumentuar, ndërsa të tjerë kritikuan qëndrimin e Robertit si të papërshtatshëm dhe nxitës.

You Might Also Like

Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Ish-gruaja e Eminemit arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marinada që e bën mishin të shkrihet në gojë
Next Article U diagnostikua me tumor, Vasfije Krasniqi iu nënshtrua një operimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?