By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasada britanike: Me nënshkrimin e partneritetit të ri fillon epoka e re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ambasada britanike: Me nënshkrimin e partneritetit të ri fillon epoka e re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve
MaqedoniTOP LAJM

Ambasada britanike: Me nënshkrimin e partneritetit të ri fillon epoka e re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

admin
Last updated: 23/05/2025 08:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Me nënshkrimin e partneritetit Qeveri me Qeveri shënohet epoka e re në marrëdhëniet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut, që do ta rrisë tregtinë dhe do të nxisë rritje ekonomike, kumtoi Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup.

“Ky partneritet mbështet realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë transportin, shëndetësinë, energjetikën dhe teknologjinë. Do të mund të mbështetet në një spektër të gjerë të mbështetjes, duke përfshirë programe për ndihmë teknike edhe deri në 5 miliardë stërlina mbështetje për financimin e projekteve në Maqedoninë e Veriut citojnë nga ambasada.

Partneriteti i nënshkruar Qeveri me Qeveri, siç theksohet, potencon përkushtimin e dy vendeve të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme infrastrukturore të cilat sigurojnë përfitime sociale, ekonomike dhe ekologjike.

“Me shfrytëzimin e ekspertizës dhe inovacioneve të të dy vendeve, ky partneritet do ta nxitë zhvillimin e infrastrukturës që nxit rritje dhe prosperitet. Shkëmbimi i njohurive dhe praktikat më të mira ndërmjet dy vendeve tona do të jetë nga vlera e rëndësishme për këtë G2G, duke u tërhequr nga ekspertiza në fusha adekuate infrastrukturore të të dy vendeve. Kjo do të thotë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe bizneset britanike punojnë në partneritet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe zinxhirin e tyre lokal të furnizimit për realizimin e projekteve infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut. Kjo qasje do të  gjenerojë përfitime të ndërsjella për të dy vendet përmes ndarjes së inovacioneve për ofrimin e infrastrukturës rezistente që nxit rritjen”, thuhet në kumtesën e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe ambasadori britanik Methju Loson, në një intervistë për 360 shkallë, vlerëson se ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Marrëveshja qeveri me qeveri, sipas ambasadorit, paraqet një kthesë në partneritetin strategjik të investimeve ndërmjet Londrës dhe Shkupit. Kjo përfshin bashkëpunimin midis kompanive dhe qeverive, ndihmë teknike nga institucionet qeveritare britanike për mbështetje të projekteve infrastrukturore.

“Qeveria ka renditur tashmë dy prioritete – hekurudhën e shpejtë dhe sektorin e shëndetësisë – spitalet. Çfarë mund të presin qytetarët? Ndërtim cilësor dhe i shpejtë i infrastrukturës me ekspertizë britanike, sipas standardeve britanike. Në kuadër të marrëveshjes qeveri me qeveri do të sjellim edhe institucionet nga ana jonë për mbështetje teknike. Për shembull, ne do të kemi specialistë të shëndetit publik që do të bashkëpunojnë me qeverinë tuaj për ndërtimin e spitaleve. Ne do të kemi edhe konsorciumin “Krosreil”, nëse e dëshiron qeveria, i cili është i njëjti që ndërtoi dhe projektoi ndërmarrjen komplekse inxhinierike të një rrjeti hekurudhor lindje-perëndim në Londër. Pra, ne do të ofrojmë këtë ekspertizë teknike. Sa i përket financimit, ekziston një kuadër britanik i financimit të eksporteve që ofron marrëveshjen e financimit. Korniza totale është 5 miliardë stërlina dhe deri më tani qeveria po shqyrton përdorimin e rreth 2 miliardë stërlinave, që është pak më shumë në euro, për projekte strategjike në hekurudhat dhe infrastrukturën spitalore”, tha ambasadori Loson.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama ndan pamje mahnitëse nga Saranda
Next Article “Ky është shansi im më i mirë”, Mohamed Salah synon fitimin e Topit të Artë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?