By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN sjell investitorë strategjikë nga Arabia Saudite për Kodrën e Diellit dhe agrobiznesin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN sjell investitorë strategjikë nga Arabia Saudite për Kodrën e Diellit dhe agrobiznesin
Maqedoni

VLEN sjell investitorë strategjikë nga Arabia Saudite për Kodrën e Diellit dhe agrobiznesin

admin
Last updated: 23/05/2025 09:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Në kuadër të pjesëmarrjes së suksesshme në Forumin Ekonomik të Biznesit, një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale të këtij viti, të mbajtur në Sarajevë, ministri i Ekonomisë dhe përfaqësues i VLEN, Besar Durmishi, zhvilloi një takim bilateral me Zëvendësguvernatorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Autoritetin e Përgjithshëm për Tregtinë e Jashtme (GAFT) të Arabisë Sauite, Shkëlqesinë e Tij Abdulaziz Alsakran, që është një nga figurat kyçe në diplomacinë ekonomike të këtij shteti.

Ky takim shënoi një ndër momentet më të spikatura të forumit, duke hapur horizonte të reja bashkëpunimi ekonomik dhe duke konfirmuar pozitën aktive të Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e partneriteteve strategjike me ekonomitë më të fuqishme globale.

Të dyja palët e konfirmuan interesin e ndërsjellë për rritjen e shkëmbimit tregtar, i cili aktualisht kap vlerën prej 44 milionë dollarësh, me synimin për tejkalimin e këtij niveli përmes iniciativave të përbashkëta dhe projekteve konkrete zhvillimore. Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi strategjike, përfshirë: organizimin e forumeve të përbashkëta të biznesit dhe realizimin e vizitave të ndërsjella të delegacioneve ekonomike; krijimin e kushteve për investime saudite në sektorë me prioritet të lartë për zhvillimin ekonomik të vendit, si agrokultura, turizmi dhe infrastruktura e qëndrueshme; mbështetja për zhvillimin e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” në Tetovë, si projekt kyç për nxitjen e turizmit malor dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Pollogut dhe inkurajimin e certifikimit Hallall të produkteve vendore, kjo në funksion të rritjes së eksporteve dhe diversifikimit të tregjeve ndërkombëtare.

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka potencial të konsiderueshëm, ndërsa me partnerë strategjikë si Arabia Saudite ky potencial mund të shndërrohet në projekte konkrete që sjellin zhvillim, vende dhe mirëqenie për qytetarët.

VLEN mbetet i përkushtuar për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar, me vizion të qartë për të sjellë investime cilësore që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e barabartë të të gjitha rajoneve të vendit.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026
Next Article Fundjavë me mot të keq: Reshje të dendura shiu, ulje të temperaturave dhe stuhi lokale në Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?