By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mjedisi prioritet i qeverisjes së re!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Mjedisi prioritet i qeverisjes së re!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Mjedisi prioritet i qeverisjes së re!

admin
Last updated: 23/05/2025 11:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Nga një realitet i zymtë, ku vendbanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut për vite me radhë përballeshin me ndotje të rëndë mjedisore dhe harresë institucionale, sot po hidhen hapat e parë drejt një kthese historike. Nën udhëheqjen e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, çështjet mjedisore që prekin drejtpërdrejt zonat shqiptare kanë hyrë për herë të parë në agjendën e partneriteteve strategjike ndërkombëtare, shkruan Zhurnal.

Mjedisi në fokus të ministrit Mexhiti –

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Partneritet Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar ka sjellë jo vetëm një dimension të ri të bashkëpunimit ndërqeveritar, por edhe një qasje të re në përfshirjen e zonave shqiptare në projekte me ndikim real. Një prej rezultateve më domethënëse të kësaj vizite zyrtare në Londër ishte angazhimi konkret për eliminimin e deponive me mbetje të rrezikshme në vendbanime si Vaksinca, Llojani dhe Jegunoci zona me shumicë shqiptare që për dekada kanë qenë jashtë hartës së investimeve mjedisore.

Këto vendbanime janë jo vetëm viktima të papërgjegjësisë institucionale, por edhe dëshmi e një padrejtësie të gjatë mjedisore. Banorët kanë jetuar për vite të tëra me pasojat e ndotjes së rëndë industriale – me ndikime të rënda në shëndetin publik, bujqësi dhe cilësinë e jetës. Ky projekt i përbashkët me Mbretërinë e Bashkuar nuk është vetëm një plan pastrimi: është një hap drejt drejtësisë mjedisore, një koncept që më në fund po gjen vend në politikat publike të shtetit.

Ministri Izet Mexhiti ka sjellë një qasje të re në udhëheqjen e sektorit të mjedisit  një qasje që vendos në qendër barazinë zhvillimore dhe dinjitetin qytetar. Ai ka treguar se mjedisi nuk është çështje periferike, por thelbësore për cilësinë e jetës dhe për vetë demokracinë funksionale. Duke ndërkombëtarizuar problemet e mjedisit në zonat shqiptare, Mexhiti ka rritur dukshmërinë e këtyre çështjeve dhe ka siguruar mbështetje konkrete për zgjidhjen e tyre.

VLEN model i ri i përfaqësimit shqiptar –

Për VLEN, kjo është një fitore politike dhe morale. Ajo dëshmon për një model të ri të përfaqësimit shqiptar të bazuar jo vetëm në retorikë, por në rezultate të matshme. Sjellja e projekteve reale në zonat shqiptare është një hap përpara drejt një qeverisjeje gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nuk ndahen më në qendrorë e periferikë, në të privilegjuar dhe të harruar.

Ajo që deri dje ishte një realitet i hidhur deponi të rrezikshme pranë shtëpive, fëmijë që luajnë pranë mbetjeve industriale, mungesë totale e ndërhyrjes shtetërore – sot është futur në axhendën e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Angazhimi i VLEN dhe udhëheqja e ministrit Mexhiti janë një mesazh i qartë koha e harresës mjedisore ka mbaruar. Në vend të saj po vjen një politikë e re, që nuk njeh zona të paprekshme dhe që synon t’u japë të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo vendbanimit, të drejtën për të jetuar në një mjedis të pastër dhe të sigurt.

VLEN ka shtruar rrugën për një vizion të ri të shtetndërtimit ku drejtësia mjedisore nuk është luks, por domosdoshmëri demokratike. Dhe kjo është një rrugë që nuk duhet të ndalet. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Është inauguruar Nabizi retail park në Strugë
Next Article E rrallë, 14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin spital e repart

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?