By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dorëhiqen nga detyra dy zv.drejtorë të Taravarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dorëhiqen nga detyra dy zv.drejtorë të Taravarit
Maqedoni

Dorëhiqen nga detyra dy zv.drejtorë të Taravarit

admin
Last updated: 23/05/2025 11:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Fuad Halimi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i zëvendësdrejtorit të Fondit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, një vendim që thotë se e ka marrë me ndërgjegje të qetë.

Në një postim publik, ai theksoi se detyrën nuk e mori për privilegje personale, por për të shërbyer me ndershmëri qytetarëve.

Halimi tha se, megjithëse për pesë muaj u përpoq t’i qëndronte afër nevojave të njerëzve, nuk arriti të realizonte sa kishte dëshiruar. Ai falënderoi bashkëpunëtorët, familjen dhe qytetarët për mbështetjen dhe shprehu mbështetjen e tij të vazhdueshme për liderin Arben Taravarin.

Në përmbyllje, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së miqësisë përtej bindjeve politike, edhe pse, siç u shpreh, “disa ‘intelektualë’ kanë filluar të na shohin si armiq”.

Nazmi Taipi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i zëvendësdrejtorit në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore të RMV-së, pas një reflektimi të thellë mbi pamundësinë për të përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve në kushte që ai i cilëson si të papërshtatshme.

Taipi theksoi se gjatë mandatit të tij ka ndjekur me përkushtim disa projekte strategjike, përfshirë Korridorin 8 dhe rrugët Tetovë–Jazhincë dhe Trebosh–Neproshten. Megjithatë, ai denoncoi zvarritje të qëllimshme dhe mungesë vullneti për investime në zonat shqiptare, si dhe neglizhencën institucionale ndaj gjuhës shqipe.

Ai shprehu mirënjohje për kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe njoftoi se do të vazhdojë angazhimin e tij politik me të njëjtin përkushtim.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Unë dua vetëm bukë”, videoja e të moshuarit palestinez tërheq vëmendjen e mbarë botës – tregon se si fëmijët i janë vrarë në luftë
Next Article TS: Takohen Ahmeti dhe Sela – takim i qetë që përfundon me buzëqeshje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?