Shkup, 23 maj – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka informuar sot se ekipet e angazhuara të komunës sot po finalizojnë punimet për pastrim në disa rrugë të komunës që më pas të vazhdojnë edhe më tej në rrugicë tjera të Çairit.
Pas përfundimit të kositjes së barit në Çairin e Vjetër, sot ekipet tona janë të angazhuara në rrugën “Strumicka”, ku po finalizojmë punimet në blloqet 6, 8, 10 dhe 12.
Ky aksion është pjesë e mirëmbajtjes së rregullt sezonale dhe po zhvillohet me ritëm të qëndrueshëm në të gjitha lagjet e Çairit.
Në ditët në vijim do të vazhdojmë me rrugën 4 Dhjetori, duke u përkujdesur që hapësirat publike të jenë të pastra, të rregulluara dhe të gjelbëruara për të gjithë qytetarët tanë.