By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shënohet “Dita e Evropës” me një garë humanitare “Të gjithë për Koçanin – Vrapojmë së bashku”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shënohet “Dita e Evropës” me një garë humanitare “Të gjithë për Koçanin – Vrapojmë së bashku”
Maqedoni

Shënohet “Dita e Evropës” me një garë humanitare “Të gjithë për Koçanin – Vrapojmë së bashku”

admin
Last updated: 25/05/2025 11:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 maj – Me organizimin e garës së sotme humanitare për të prekurit nga tragjedia e Koçanit, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Shtëpisë së Evropës do të shënojnë këtë vit “Ditën e Evropës”.

“Më 25 maj, njëkohësisht në shtatë qytete të vendit: Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, do të vrapojmë së bashku me një qëllim të vetëm: Ta shtrijmë dorën për Koçanin. “TË GJITHË PËR KOÇANIN – VRAPOJMË SË BASHKU!”, është një garë humanitare ku mund të marrë pjesë secili, pa dallim të moshës ose gatishmërisë fizike. Garat janë destinuar për të gjithë: rekreativistë, sportistë, amatorë, të rinj e më të vjetër, sepse nuk bëhet fjalë për kilometra, por për solidaritet”, thekson Delegacioni i BE-së.

Regjistrimi, siç u tha, është i hapur dhe mund të bëhet përmes platformës https://sitezakocani.mk, ku të gjithë të interesuarit mund të zgjedhin qytetin dhe të bëhen pjesë e garës më të rëndësishme të këtij viti. Të gjitha mjetet e mbledhura nga tarifat e regjistrimit do të dhurohen përmes Kryqit të Kuq, i cili do t’i drejtojë ato për komunitetin në Koçan, duke siguruar që çdo donacion të shkojë aty ku duhet më shumë.

“Më 25 maj nuk do të vrapojmë për rezultate, as për çmime – do të vrapojmë për solidaritet dhe për vlerat që na përcaktojnë si shoqëri dhe si komunitet. Të gjithë për Koçanin – të vrapojmë bashkë! Bashkohuni me ne, ngjarja synon të mbledhë fonde për të prekurit nga tragjedia e fundit në Koçan. Po ashtu, në ditën e garës do të vendoset edhe një kuti donacionesh nga Kryqi i Kuq, ku të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi të dhurojnë shtesë”, thuhet në njoftimin për garën humanitare.

Në Shkup garat do të zhvillohen në Vodno të Mesme. Gara 5 km fillon në orën 10:00, ndërsa ajo 10 km do të fillojë në orën 11:00. Qasja e automjeteve në Vodno të Mesme do të rregullohet dhe parkingu nuk do të jetë i aksesueshëm për automjetet. Për këtë qëllim do të ofrohet transport i organizuar pa pagesë me autobus nga parkingu në Tregun e Luleve deri në Vodno të Mesme. Transporti do të zhvillohet nga ora 08:30 deri në orën 10:10, dhe transporti i kthimit do të jetë i disponueshëm nga ora 12:00 deri në 14:15.

Qytetarët që do të marrin pjesë në garë inkurajohen të përdorin transport të organizuar me autobus. Disa nga autobusët që do të përdoren janë ekologjik dhe janë siguruar me mbështetje nga Bashkimi Evropian, si pjesë e përpjekjeve për lëvizshmëri të qëndrueshme dhe mbrojtje të mjedisit. Për ata që duan një sfidë shtesë sportive, rruga e ecjes nga ultësira në Vodno të Mesme mbetet e hapur.

Në ditën e garës (25 maj) nuk do të jepen numra startues. Marrja e numrave startues për pjesëmarrësit nga Shkupi u bë dje dhe pardje në hapësirat e Shtëpisë Evropiane në Shkup.

Gara është e dedikuar për qytetarët e të gjitha grupmoshave, pavarësisht nga gatishmëria fizike. Regjistrimi tani është mbyllur dhe të gjitha informacionet shtesë rreth vendndodhjeve dhe orareve të garave mund të gjenden në mediat sociale të secilës Shtëpi të Evropës individualisht.

Mjetet e grumbulluara nga regjistrimi do t’i paguhen Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të drejtohen në mbështetje të komunitetit në Koçan.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Regjim i veçantë nëpër disa rrugë të Shkupit, për shkak të organizimit të disa aktiviteteve sportive
Next Article Greqia zbuloi një rrjet kontrabande që kishte fituar gati pesë milionë euro nga migrantët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?