By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lypësit në rrugët e Strugës, qytetarët kërkojnë zgjidhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lypësit në rrugët e Strugës, qytetarët kërkojnë zgjidhje
MaqedoniTOP LAJM

Lypësit në rrugët e Strugës, qytetarët kërkojnë zgjidhje

admin
Last updated: 25/05/2025 11:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 25 maj – Në rrugët dhe hapësirat publike të Strugës, prania e lypësve është kthyer në një çështje që ka ngritur shqetësime të shumta mes qytetarëve. Ata kërkojnë reagim institucional dhe theksojnë ndikimin negativ në përditshmërinë e tyre.

“Janë shumë. Duhet të ndalen, se është bërë mërzi, ulen nëpër tavolina dhe ua largojnë njerëzit. Nuk është mirë! Personalisht më vjen keq për ta, ndoshta kanë nevojë, por shteti duhet të ndërhyjë dhe të ofrojë ndihmë që të mos jenë nëpër rrugë si tani.” – tha një qytetarë strugan.

Në shumë raste, qytetarët ndihen të penguar edhe në momentet më të thjeshta të ditës së tyre.

“Populli po mundohet t’i ndihmojë, por ata po e pengojnë popullin. Pushteti duhet të marrë masa. Policia, komuna – dikush të reagojë! Nuk mund të pimë as kafenë rehat.”

“Është bërë problem i përditshëm. Ulesh në ndonjë vend dhe të afrohen menjëherë. Disa janë të papastër, ndoshta edhe të sëmurë. Të shajnë nëse nuk u jep para. Pengojnë të rinjtë dhe të gjithë qytetarët. Duhet vullnet që kjo situatë të zgjidhet.”

“Janë gjithandej – nëpër rrugë, dyqane… Nuk ka qetësi!” – thanë disa nga qytetarët e Strugës të intervistuar nga TVM2.

Megjithatë, nuk mungojnë edhe ata që tregojnë mirëkuptim dhe thërrasin për mbështetje sociale.

“Mua personalisht nuk më pengojnë. Ndoshta kanë hall. Shteti duhet të japë më shumë ndihma sociale dhe t’i punësojë ata që janë të aftë për punë. Në vend që të rrinë në rrugë, le të gjendet një formë për t’i ndihmuar.” – u shpreh një qytetarë tjetër.

Fenomeni i lypjes, veçanërisht kur përfshin persona të sjellur nga jashtë zonës, po kthehet në sfidë për jetën publike në Strugë.

Qytetarët presin masa konkrete nga autoritetet për të kthyer qetësinë dhe rendin në qytet, duke ruajtur njëkohësisht dinjitetin dhe ndihmën për ata që janë vërtet në nevojë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izraeli vendos të gjithë brigadën e këmbësorisë dhe të blinduar të ushtrisë në Gaza
Next Article Dështon përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?