By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti i maturantit serb/ Driton Tali flet për ngjarjen: Ja si duhet të veprojë Kosova
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rasti i maturantit serb/ Driton Tali flet për ngjarjen: Ja si duhet të veprojë Kosova
Maqedoni

Rasti i maturantit serb/ Driton Tali flet për ngjarjen: Ja si duhet të veprojë Kosova

admin
Last updated: 25/05/2025 13:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Të premten, disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime nga ana e maturantëve serbë, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Analisti politik, Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se rinia serbe është produkt i një kulture hegjemoniste që daton që nga shekulli XIX dhe ka sjellë luftëra e gjenocide.

Sipas tij, festimet e tyre të maturës duhen parë në këtë kontekst.

Tutje thotë, se Kosova ka kapacitete të kufizuara për t’iu kundërvënë kësaj kulture dhe për sa kohë ekziston “kjo Serbi”, tensionet do të vazhdojnë.

“Rinia serbe, dhe jo vetëm në Kosovë por gjithandej, janë produkt i kësaj paradigme kulturore hegjemoniste serbe, të kultivuar që nga shekulli 19. Paradigmë e cila prodhoi shumë luftëra e gjenocide në këtë anë të botës.

Andaj atë “festim mature” duhet ta shikojmë nga kjo dioptri.

Fatkeqësisht ne, Kosova, nuk mundemi të bëjmë më tepër se sa që po bëjmë. Cilido udhëheqës i Kosovës karshi cilido udhëheqësi të Serbisë është i pamundshëm në këtë aspekt.

Thënë ndryshe, derisa të ekzistojë “kjo Serbi” neve do ballafaqohemi me situata të ngjashme”, thotë ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Tali apelon që organet e sigurisë së Kosovës të veprojnë me gjakftohtësi dhe në përputhje me ligjin, pavarësisht provokimeve.

Sipas tij, ndryshimi i situatës varet nga demokratizimi i Serbisë, që ende mbetet larg, ndonëse ka disa shenja të hershme të sfidimit të Vuçiqit. Për sa kohë Serbia mbetet në këtë gjendje, i gjithë Ballkani do të vuajë pasojat.

“Shih për këtë, organet e sigurisë së Kosovës duhet ta ruajnë gjakftohtësinë e tyre para se gjithash kur ballafaqohen me situata të ngjashme dhe të veprojnë strikt konform ligjit duke i ikur cilido provokim dhe kontrollu temperamentin e tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nuk e kanë lehtë por ndryshe nuk bënë hiç e ma hiç.

Fatkeqësisht, kështu do të jetë derisa “kjo Serbi” nuk fillon të ndryshojë pozitivisht – derisa nuk fillon të demokratizohet.

Ndonëse, kohën e fundit kanë filluar disa lëvizje pozitive të ndërmeren në atë drejtim, ku shihet se Vuçiç, si tutor i hegjemonizmit serb, është kah sfidohet nga disa grupe që kanë qasje tjetër, por ende është herët të pritet për ndonjë ndryshim të theksuar në “modelin kuturor” ekzistues të shoqërisë serbe.

Dhe “derisa Serbia të jetë e sëmurë i tërë Ballkani do të kollitet”, përfundon ai për gazetën.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kallëzim penal kundër katër personave nga Shkupi për zhvatje dhe fajde
Next Article Zv.kryeministri Arben Fetai: “Ngelim në VLEN, Arben Taravari e shiti idealin e ASH-së për interesa personale” (VIDEO)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?