By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshill Koordinues i përkohshëm i kryesuar nga Fetai si kundërpërgjigje ndaj Taravarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshill Koordinues i përkohshëm i kryesuar nga Fetai si kundërpërgjigje ndaj Taravarit
Maqedoni

Këshill Koordinues i përkohshëm i kryesuar nga Fetai si kundërpërgjigje ndaj Taravarit

admin
Last updated: 26/05/2025 14:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Krahu më i ri i ndarë i Aleancës për Shqiptarët i prirë përmes një komunikate ka njoftuar formimin e një Këshilli Koordinues të përkohshëm, që do të udhëhiqet nga Arben Fetai si koordinator. Ky veprim siç thuhet është “ndaj veprimeve të njëanshme dhe jashtë kornizës statutore të kryetarit aktual të partisë, Arben Taravari.”

Në komunikatën për media, të nënshkruar nga Arben Fetai si kryetar kuvendi dhe koordinator theksohet se veprimet e ndërmarra pa konsultim me organet përkatëse kanë shkaktuar paqartësi dhe shqetësim të madh, jo vetëm në mesin e shumicës së anëtarësisë, por edhe në opinionin më të gjerë qytetar.

Më tej theksohet se në takimin e mbajtur më 25 maj në Shkup, shumica dërrmuese e degëve dhe anëtarësisë vendosën të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar funksionimin demokratik dhe statutor të partisë, përmes krijimit të këtij këshilli të përkohshëm, i cili do të veprojë deri në stabilizimin e situatës.

Ja Vendimet e Këshillit Koordinues:

Zgjedhja e koordinatorit
Z. Arben Fetai, Kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, është zgjedhur koordinator i Këshillit Koordinues.

Qëndrimi ndaj koalicionit “Vlen”
Aleanca për Shqiptarët konfirmon vazhdimin e pjesëmarrjes në qeveri si pjesë e koalicionit “Vlen”, në cilësinë e një partneri të barabartë dhe me përfaqësim proporcional me partitë e tjera të përfshira në këtë bashkëpunim.

Përfaqësimi në “Vlen”
Është marrë vendim për krijimin e një ekipi të ri përfaqësues, i cili do të përfaqësojë zyrtarisht Aleancën për Shqiptarët në të gjitha strukturat dhe vendimmarrjet e koalicionit “Vlen”.

Qëllimi i këtyre masave, thuhet në komunikatë, është të ruhet integriteti i partisë, të respektohet vullneti i shumicës dhe të garantohet një funksionim demokratik e transparent i strukturave partiake”, theksohet në komunikatë.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Matarela në takim me Siljanovska-Davkovën: BE-ja nuk duhet të lejojë që të jemi viktima të çështjeve të identitetit ose bilateralizimit të tyre
Next Article Kasami takon Nedim Bajramin: Diçka e madhe po vjen për Tetovën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?