By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SPGPM: Lirim tatimor të kontributeve për gazetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SPGPM: Lirim tatimor të kontributeve për gazetarët
Maqedoni

SPGPM: Lirim tatimor të kontributeve për gazetarët

admin
Last updated: 26/05/2025 19:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) kërkon lirim nga taksat për kontributet e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, harmonizimin e kontratave të punës me kornizën ligjore dhe dallimin e qartë të sindikatës reale dhe sindikatave të verdha, gjegjësisht gjetjen e armiqve të luftës sindikale.

Siç u tha në konferencën e sotme përfundimtare të projektit “Të drejtat e punëtorëve për gazetari të pavarur” që SPGPM po e zbaton së bashku me RESIS dhe me mbështetjen financiare të BE-së, rreth gjysma e gazetarëve dhe 70 për qind e punonjësve mediatikë në vend kanë të ardhura nën pagën mesatare mujore (37.065 denarë për periudhën maj-tetor 2023).

Projekti tregon se presionet ndaj punonjësve të mediave dhe shkelja apo mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve mbeten çështje të zjarrta për gazetarët dhe punonjësit e mediave në Maqedoni.

Sipas shifrave, 2.100 persona janë caktuar në 3.146 vende pune. Prej tyre, 1.694 janë pozita gazetarësh, ndërsa 1.452 janë pozita punonjëse në media. Nga gjithsej 1,039 gazetarë të punësuar rregullisht, 56 për qind janë gra, dhe nga gjithsej 1,072 punonjës të mediave të punësuar rregullisht, 70 për qind janë burra.

“Ne jemi ndoshta i vetmi profesion në të cilin 2.400 punonjës kryejnë mbi 3.000 vende pune. Dëshiroj të nënvizoj një gjë që nuk arritëm ta zbatonim dhe është serioze dhe e rëndësishme, veçanërisht për mediat lokale. Ky është i ashtuquajturi përjashtim nga taksat për gazetarinë si profesion me interes publik. Të udhëhequr nga motoja se gazetaria në një shoqëri demokratike duhet të jetë e mirë publike, ne e konsiderojmë dhe kemi hartuar një dokument që e kemi prezantuar disa herë në takime me institucionet kompetente, e që është lirim nga taksat për kontributet për gazetarët dhe punonjësit mediatik. Veçanërisht e theksuam problemin me mediat lokale dhe problemet e tyre financiare dhe besojmë se mund të gjendet zgjidhje që këto media të marrin edhe nivele më të larta të ndihmës së tillë jo selektive”, theksoi kryetari i SPGPM-së, Pavle Belovski.

Ai përkujtoi se nuk mund të ketë media të lira, gazetarë të lirë si dhe gazetarë dhe punonjës mediatik me integritet pa sigurinë e tyre socio-ekonomike.

“Pa këtë komponentë nuk është e mundur të prodhohet përmbajtje profesionale dhe me etikë të qëndrueshme të cilat e mbrojnë interesin publik, që në fakt është detyrë themelore e gazetarisë”, nënvizoi Belovski.

Ai u kthye edhe në mediat lokale, si dhe tek gazetarët e mjediseve lokale, të cilët, siç tha, përballen me probleme ende më të mëdha nga ata të cilët punojnë në kryeqytet.

“Mediat lokale si dhe korrespondentët kanë rëndësi shumë më të madhe se ajo që ju jepet. Mediat sociale dhe zhvillimi teknologjik na kanë vënë ne gazetarëve në një pozitë mbrojtëse, në ndonjë hije. Por, pikërisht tani është e rëndësishme gazetaria e vërtetë, profesionale e cila di ta njohë interesin publik dhe qytetarëve t’u japë informacione të rëndësishme që të munden në një shoqëri demokratike të marrin vendime të informuara”, tha Belovski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Neda Çalovska, eksperte për të drejtat e njeriut, u kthye në marrëveshjet për punë si dokumente bazë për të garantuar integritetin dhe sigurinë e gazetarëve.

Ish kryetarja e SPGPM-së, Tamara Çausidis prezantoi Kartën për të drejtat profesionale dhe të punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

Në konferencë u theksuar edhe se SPGPM për 2,5 vite ka rritur anëtarësinë për mbi 70 për qind. Sindikata do të vazhdojë të punojë në përforcimin e strukturave të saj, si dhe në rritjen e shikueshmërisë dhe njohjes në sferën mediatike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Milan njofton emërimin e Igli Tares si Drejtor Sportiv
Next Article Panik në ajër: Pasagjeri tenton të hapë derën, avioni i nisur nga Tokio për në Teksas bën ulje të detyruar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?