By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski për ngjarjet me Arsovskën: Ajo që po sheh publiku maqedonas është një cirk dhe një paradë para zgjedhjeve lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski për ngjarjet me Arsovskën: Ajo që po sheh publiku maqedonas është një cirk dhe një paradë para zgjedhjeve lokale
Maqedoni

Toshkovski për ngjarjet me Arsovskën: Ajo që po sheh publiku maqedonas është një cirk dhe një paradë para zgjedhjeve lokale

admin
Last updated: 03/06/2025 13:59
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në lidhje me thirrjet e kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska që autoritetet të marrin masa për ndërtimet pa leje në Çair, si dhe kërcënimet me jetë, thotë se MPB-ja dhe Prokuroria reagojnë për çdo kallëzim ndaj kujtdo. Për punën e kryetarëve të komunave për atë se çfarë lejohet dhe nuk lejohet të ndërtohet me ligj, ai thotë se është mirë që ta bëjnë këtë gjatë gjithë mandatit të tyre dhe jo vetëm para zgjedhjeve.

“Është mirë që secili në Maqedoni të bëjë punën për të cilën paguhet. Komunat duhet të kontrollojnë kompetencat e tyre në lidhje me atë që lejohet të ndërtohet me ligj, çfarë nuk lejohet të ndërtohet me ligj, është mirë që ta bëjnë këtë gjatë gjithë mandatit të tyre, është mirë që ta bëjnë këtë që nga fillimi kur emërohen në një pozicion të caktuar në vazhdimësi për 4 vjet sa zgjat mandati, është gjithashtu mirë që ta bëjnë këtë, dhe është mirë që qytetarët në fund të atij mandati të japin një vlerësim se si e kanë kryer punën e tyre në katër vitet e kaluara. Dhe është mirë që njëherë e përgjithmonë në Maqedoni secili që merr para nga buxheti të bëjë punën për të cilën paguhet”, tha Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske.

Toshkovski theksoi se detyra e kryetarit të komunës dhe kryetarëve të tjerë është që të veprojnë sipas dispozitave të ligjit për ndërtim në pjesën e juridiksionit të tyre dhe të kontrollojnë se si po kryhet ndërtimi, çfarë po ndërtohet, a po ndërmerren veprime në përputhje me ligjin apo jo, dhe detyra e MPB-së është që të veprojë në përputhje me urdhrat e gjykatës ose të Prokurorisë publike që të mund të ndërmarrë veprime të duhura, me qëllim që siç tha, të kemi qasje jo selektive dhe më ndryshe në kuadër të zbatimit të ligjit.

“Nëse kërcënime serioze bëhen nga kushdo, ndaj kujtdo dhe denoncohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, konstatohet nevoja për të ndërmarrë veprime të caktuara në kompetencë të MPB-së, ju siguroj se do t’i marrim menjëherë. Ka procedurë për të përcaktuar nëse ka kërcënim serioz, si duhet të reagojë Ministria në mënyrë të duhur, si duhet të reagojë Prokuroria, si duhet të reagojë gjykata ndaj veprimeve të tilla që ndërmerren si veprime procedurale në të gjitha hapat”, tha Toshkovski.

Ai përsëriti se secili duhet ta bëjë punën që paguhet sipas ligjit dhe nëse është e mundur, theksoi ai, jo për hir të cirkut apo paradës.

“Ajo që po sheh publiku i Maqedonisë është ekskluzivisht cirk dhe paradë para zgjedhjeve lokale. Nëse do të kishte qenë brenda vitit të parë, do të ishte mirëseardhur dhe do të ishte vërtet e sinqertë, njerëzit e dinë këtë, këta njerëz e dinë kur diçka është e sinqertë dhe e dinë kur diçka është për hir të një cirku. Këtu nuk bëhet fjalë për dëshirën për të vendosur rregull në Maqedoni, këtu flasim për paradë dhe cirk, ndërsa MPB do të veprojë në kuadër të kompetencave të veta ashtu siç ka vepruar edhe më parë”, tha Toshkovski.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe kryeministri Hristijan Mickoski këto ditë kanë shkëmbyer mesazhe përmes opinionit. Kryeministri pardje deklaroi se Prokurorisë duhet t’i lihet të veprojë sipas provave të dorëzuara dje nga kryetarja e Shkupit Arsovska lidhur me objektet ilegale të legalizuara në komunën e Çairit dhe e inkurajoi atë që të raportojë në MPB se po kërcënohet me jetë. Ndërkaq, Arsovska mëngjesin e sotëm përmes Fejsbuk-ut i është drejtuar kryeministrit duke e akuzuar se ka lejuar kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu të legalizojë objektet pa leje, duke thënë se nuk do të dorëzohet dhe as nuk do të largohet.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dogana ka parandaluar përpjekjen për kontrabandë të cigareve, verës, pajisjeve të TI, pjesë të automobilave, dhe janë sekuestruar 30 mijë euro
Next Article Vizitë studimore e deputetes Lidija Petkoska në Sarajevë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?